Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Alergjite


Alergjite


alergjiteAlergjite

Alergjitë nga lulet, si të mbrohesh në pranverë? Me ardhjen e pranverës, që përkon me atë të lulëzimit të luleve, kemi shtim të rasteve të alergjive që shkaktohen nga polenet.

Ndër faktorët më kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e alergjisë nga lulet janë:ekspozimi ndaj polenit, vetia alergjizuese e polenit, përqendrimi i polenit në ajër dhe madhësia e grimcës së polenit.
Po ashtu në shfaqjen e alergjive pranverore ndikojnë dhe faktorët klimatik: ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat.

Simptomat e alergjisë nga lulet?
Pacienti ankon për teshtima të shpeshta, të herëpashershme, rrjedhje të ujshme të shumta, kruajtje dhe skuqje të hundës, bllokim të tyre që kalon nga njëra anë në tjetrën. Por dhe skuqje, kruajtje, lotim sysh dhe mosdurim drite (fotofobi). Po ashtu mund të ketë kollitje, gërhitje në gjoks, marrje fryme, sekrecione të pastra dhe që mezi nxirren, gjë që tregon se në sëmundje kompromentohen edhe mushkëritë. Gjithashtu shenjat e mësipërme mund të shoqërohen me: dobësi trupore, dhimbje koke, ankth etj.

Si mund të parandalohet keqësimi i gjendjes te pacientët që janë alergjikë nga lulet?
Mënyra më e mirë për të shmangur keqësimin e gjendjes së pacientëve është shmangia e kontaktit me shkaktarin kryesorë të alergjisë që janë polenet e luleve.
Duke qenë se një gjë e tillë nuk është e mundur plotësisht, atëherë rekomandohet shmangia në maksimum e ekspozimit ndaj tyre, sidomos në orët e mëngjesit deri te dreka dhe ditët me erë kur prania e poleneve në ajër është më e lartë.

Rekomandohet që këta persona të lajnë shpesh duart, fytyrën dhe sidomos flokët, për të larguar polenet që mbeten në trup. Poashtu duhet të shmangen shëtitjet dhe qëndrimet në mjedise që kanë lule, bar apo pemë. Një kujdes i veçantë duhet treguar dhe ndaj ushqimeve që japin alergji të kryqëzuar me polenet që janë alergjike.
Gjithashtu personat në fjalë duhet tu shmangen aktiviteteve fizike siç janë vrapimet, shëtitjet me biçikletë ose çdo lloj aktiviteti tjetër sportiv në mjedise të hapura dhe me gjelbërim.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Brokoli për një jetë më të shëndetshme
Tags:

Categories

Archives