Sunday, 27/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Alergjia e vjeshtës dhe receta mjekësore

Alergjia e vjeshtës dhe receta mjekësore

railway-autumnPse alergjia quhet epidemia e së ardhmes? Cilat janë simptomat me të cilat ajo shoqërohet dhe ku dallon nga gripi i zakonshëm? Cilat janë ushqimet dhe objektet shtëpiake që mund të shkaktojnë reaksione alergjike? Cilat janë rekomandimet e mjekëve për të parandaluar përhapjen dhe luftimin e alergjenëve? Gjithçka në numrin e sotëm, në një suplement prej 5 faqesh. Sëmundja e cila po përparon me hapa më të shpejta dhe jo fort të dukshme nuk është përhapja e gripit të shpeneve, as obeziteti; por rreziku i vërtetë në 40 vjetët e ardhshme do të jenë alergjitë. Në ditët e sotme në të gjitha vendet e botës perëndimore, preken rreth 25 persona në çdo 100 vetë. Por nëse vazhdon kjo mënyrë e rritjes së numrit të të prekurve nga alergjia, pas 40 vjetësh çdo person do të jetë alergjik të paktën ndaj të paktën një substance, cilado qoftë ajo.

Rastet e alergjisë janë shtuar me ritme të shpejta në 20 vitet e fundit. Rreziku i alergjisë në të ardhmen nuk do të vijë vetëm nga poleni, insektet, myku, ilaçet apo nga disa ushqime të konsideruara të “vështira”. Alergjia e së ardhmes do të jetë ajo e qumështit laktik. Substanca të ngjashme me acidin laktik gjenden te gështenjat, bananet, kivit, dhe në shumë produkte si lëkurat, pëlhurat, etj. Të paktën për momentin, alergjitë më të përhapura janë akoma ato të rrugëve të frymëmarrjes, që prekin rreth 15 % të popullsisë. Janë alergji të stilit të jetës moderne, të perëndimit. Këto janë të lidhura veçanërisht me ndotjen e ajrit, ujit apo dhe të ushqimeve. Ekspertët sugjerojnë që shmanget sa më shumë të jetë e mundur transferimi nga zona klimatikisht të pastra, në zona të ndotura sepse organizmi nuk është i aftë të përballojë alergjenët e ndryshëm. Në rastet kur një person ka kryer analizën e alergjisë dhe e njeh shkaktarin, është mirë që t’u shmanget sa më shumë të jetë e mundur këtyre alergjenëve. Këto e shumë të tjera, me një paketë këshillat më të fundit për të parandaluar e kuruar alergjinë.

Si shfaqet alergjia. A është e trashëgueshme kjo sëmundje. Pse mjekët e quajnë epidemia e së ardhmes. Cilat janë rekomandimet e alergologëve për të parandaluar përhapjen dhe luftimin e alergjenëve.

Pse alergjia gjuhet epidemia e së ardhmes. Cilat janë simptomat me të cilat ajo shoqërohet dhe ku dallon nga gripi i zakonshëm. Si t’i njohim dhe shmangim alergjenët që shkaktojnë reaksionet alergjike.

Sa i nevojshëm është testi i alergjisë. Cilat janë ushqimet dhe objektet shtëpiake që mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Vitaminat dhe oksidantët që forcojnë imunitetin e organizmit.

Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Për një trup sa më të shëndetshëm, do të gjeni rekomandimet më të dobishme për të parandaluar e kuruar alergjitë në stinën e vjeshtës.

Zbulo kurat për alergjitë ushqimore

Çdo të thotë të jesh shumë i ndjeshëm ndaj një ushqimi? Çfarë do të thotë të jesh alergjik? Sot një person në dy mendojnë se një pjesë e madhe e shqetësimeve të tyre vjen nga ushqimet që konsumojnë. Përpiquni të kuptoni se sa është e vërtetë kjo dhe se çfarë mund të bëni për të qenë në paqe me organizmin tuaj. Përse alergjitë janë një problem gjithnjë e më i pranishëm? Sëmundje të mëdha dhe të vogla që fillojnë që në tavolinën tonë. A ka mollë tek sallata e frutave? Të vjen keq në qoftë se nuk e ha ëmbëlsirën me çokollatë? Jo faleminderit, djathin nuk e ha që prej dy muajsh. Para se të ftoni dikë për darkë në ditët e sotme duhet të pyetet se çfarë nuk mund të hajë. Pyetja është e domosdoshme për të mos shkaktuar një gjendje të padëshiruar në personit të ftuar. Vitet e fundit është shtuar shumë numri i personave që deklarojnë se janë alergjikë ndaj një apo më shumë ushqimeve. A është tërësisht e vërtetë kjo? Mjekët thonë se një pjesë e pacientëve para se të bëjnë një kontroll të plotë në se janë alergjikë apo jo, flasin për ushqimin si të ishte një virus që sulmon organizmin e tyre. Në të vërtetë janë të pakta rastet kur sistemi imunitar reagon me një inflamacion që shfaqet në forma të ndryshme, me urtikarie, ekzema apo kolit.

Përse është një problem gjithnjë e më i pranishëm?
Në vitet e fundit në mjekësi ka përparuar mjaft “mjekësia e evidentimit”. Çfarë është? Është një hetim që i bën mjekësia vetvetes. Edhe në rastin e alergjive më se fundi po hidhen mjaft pika të qarta. Akademia Evropiane e imunitetit dhe e alergjive ka përcaktuar një herë e mirë se cilat janë ushqimet që kanë mundësi më të madhe për të shkaktuar alergji në organizmin e njeriut. Emërtimi i tyre është “big eight” pra tetë të mëdhatë.
Cilat janë? Qumështi, veza, lajthitë, legumet si soja dhe kikiriket, peshku drithërat, guallorë, sulfitet dhe më pas i ndjekin sinapi, susami, seleni dhe frutat. Ku përfunduan çokollata, vera e kuqe dhe djathërat e stazhonuar të akuzuar shpesh se shkaktojnë dhimbje koke, gjendje lodhjeje dhe irritime të fytit dhe fryrje të barkut? Në rastin e çokollatës duhet të saktësohet që shkaktar i alergjive është qumështi apo drithërat që ajo përmban dhe jo kakao e çokollatës, ndërsa vera e kuqe dhe djathërat mund të çlirojnë në organizëm istaminë, një substancë që shkakton një gjendje të keqe vetëm në qoftë se në organizëm ka një mungesë enzimash që e dobësojnë atë.

Zbulo kurat për alergjitë ushqimore.

Ndryshimi në mes alergjisë dhe jotolerancave ushqimore. Ja cilat janë veprimet që na bëjmë të dallojmë refuzimin ndaj një ushqimi, pra të kemi jotolerancë ndaj atij ushqimi dhe si të gjejmë mënyrën më të mirë për t’u kuruar. Në mjekësi alergjitë janë ndikuese tek njerëzit e paracaktuar gjenetikisht. Për ta zbuluar nuk është gjithnjë e lehtë, por duhet t’i nënshtrohesh testeve specifike të herëpashershme dhe analizave të gjakut. Ndërsa jotoleranca ushqimore është një fenomen më i vështirë për t’u përcaktuar. Tek alergjitë lidhja shkak-pasojë është shumë e shpejtë dhe efekti është i menjëhershëm. Personave alergjikë ndaj vezës i mjafton të hanë një vezë dhe të mbushen menjëherë më njolla të kuqe në formën e urtikarieve. Ndërsa jotolerancat ushqimore janë shpjegimi i atyre shqetësimeve që pa një shkak të përcaktuar shfaqen tek shumë njerëz. Bëhet fjalë për dhimbje koke, pagjumësi, njolla në lëkurë etj.

Përse një ushqim shndërrohet në armik?

Mjekët thonë se problemi nuk qëndron tek ushqimi, por tek zakonet tona të këqija. Të hash shumë dhe vazhdimisht, në të vërtetë shton mundësinë e intoksikimit të organizmit tonë. Dhe marrja e ushqimeve të ngjyrosura apo të konservuara ndihmon në zhvillimin e një apo dhe më shumë jotolerancave ushqimore. Një gjendje refuzimi ndaj një ushqimi mund të ndodhë kur organizmi është “i ngopur”. Mjekët thonë se kjo mund të ndodhë pas një kure të gjatë me antibiotikë ose me kortizon, pas një periudhe të gjatë stresi apo dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Por të gjitha jotolerancat ushqimore mund të kurohen. Zgjidhja? Një dietë me rotacion për një periudhë nga 3-6 muaj. Tre ditë në javë nuk konsumohet fare “ushqimi armik” dhe një ditë të vetme hahet lirshëm dhe kështu me radhë për javët dhe muajt e ardhshëm.

Alergjia më serioze? Ajo e glutinës.

Një sëmundje që mund të shfaqet në çdo moshë. Ja si mund të përballemi duke ndjekur këshillat e ekspertëve. Ndërmjet alergjive ushqimore, alergjia e gluditës është më e rënda. Ai që vuan nga kjo alergji përgjatë gjithë jetës së tij nuk mund të marrë më ushqime të përditshme si buka, makaronat, ëmbëlsira dhe pica. Tek ata që vuajnë nga kjo alergji, glutina shkakton një veprim të fuqishëm në zorrën e trashë. Ajo shton prodhimin e linfociteve të cilat godasin muret e zorrës së trashë të cilët pas një farë kohe atrofizohen dhe nuk veprojnë më. Ja pse në një kohë të shkurtër personat alergjikë ndaj glutinës fillojnë të vuajnë dhe nga mungesa e kalciumit, hekurit dhe vitaminave.

Simptomat më të dukshme?

Dobësim apo një shëndoshje e papritur, gastrit, diarre, dhimbje koke, lodhje të pashpjegueshme, dhëmbë dhe thonj të dobët. Më të goditur janë fëmijët në fëmijërinë e parë dhe gratë mbi 35 vjeç. Tek gratë mund të ndodhë pas shtatzënisë dhe lindjes, dy ngjarje stresuese për trupin.

Simptomat alarmuese të alergjisë që nuk duhen nënvlerësuar:

– Teshtimat e shpeshta
– Sy të skuqur
– Hundë të rrjedhshme
– Shpesh ndodh edhe që hundët të bllokohen
– Njolla në lëkurë
– Vështirësi në frymëmarrje
– Në disa raste shoqërohet me kollë të lehtë
– Mund të sjellë ftohje të menjëhershme
– Diarre
– Probleme me tensionin e gjakut

Zbulohet një molekulë “mbrojtëse” ndaj alergjisë nga ushqimet

Molekula e zbuluar nga një shkencëtar italian emërtohet interleuchina-12, dhe është një molekulë që prodhohet normalisht nga trupi ynë, e cila mund të bëhet një aleat i fortë për të realizuar shmangien e alergjisë pa u detyruar të heqësh dorë nga ushqimet që mund ta shkaktojnë atë. Zbulimi se interleuchina-12 mbron nga reaksionet alergjike u realizua nga eksperimentet laboratorike të disa minj, dhe tregon se kjo molekulë privon shfaqjen e alergjisë nga disa lloj ushqimesh. Nga eksperimenti u vu re se disa qeliza të goditura nga alergjia prej disa lloj ushqimesh pushojnë së prodhuari këtë molekulë, ndaj dhe alergjia kthehet në gjendje të përgjithshme trupore. Hipotezat e ekspertëve tregojnë se duke administruar interleuchinën-12, reaksionet alergjike mund të mbahen në kontroll të plotë.

Si ta shmangësh alergjinë duke ngrënë

Zbulimi i ri më tërheqës i shkencës mbi alergjinë ka të bëjë me mënyrën se si mund të fitosh mbi alergjinë duke shtuar morinë e ushqimeve të konsumuara. Të vegjlit me alergji mund të shërohen duke u stërvitur për të ngrënë sasi të vogla ushqimi. Ky trajnim do të reduktonte rrezikun e reaksioneve alergjike nga ushqime të ndryshme. Këtë zbulim të ri e tregojnë edhe rezultatet e para të një eksperimenti të bërë nga Wesley Burks në Durham. Rezultatet thonë se bëhet fjalë për një trajtim të ri imunoterapie të ngjashëm më trajtimin e ndjekur në rastin kur alergjen është poleni. Por në rastin e ushqimeve është akoma e vështirë të gjendet një vaksinë antialergjike, kështu kjo terapi bazohet në vetë shtimin e këtyre ushqimeve duke thyer reaksionet alergjike.

Si të evitojmë alergjitë?

Janë të shumta ushqimet që mund të shkaktojnë alergji si: kikirikët, qumështi, vezët, gruri, soja, apo ato me përbërje vajore si arrat dhe bajamet. Mënyra më e mirë për të evituar një alergji të shkaktuar nga ushqimet është që ato të njihen dhe të mos përdoren. Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët. Këshillë e vlefshme është që gjithnjë të lexohen përbërësit e ushqimeve. Kujdesi që u duhet kushtuar ushqimeve dhe alergjenëve të ndryshëm duhet të jetë i madh sepse mund të shkaktojë dhe vdekje. Kjo është një ndër rastet e një reagimi të fortë të shkaktuar nga alergjia, por mund të ndodhë. Mënyra më e mirë mbrojtëse është këshillimi me mjekun alergolog.

Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të rrezikshme për alergjikët

Me ardhjen e vjeshtës rikthehen tek alergjikët, simptoma si sy që lotojnë apo që të kruhen, hundë që rrjedhin, teshtima, acarime dhe për rastin më të keq astma. Alergjia apo kundërveprimi alergjik është ai veprim që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm. Ajo që shkakton alergjinë quhet alergjen. Gjithashtu, alergjitë mund të shkaktojnë shfaqjen e një sërë simptomash, të cilat varen nga sa serioze është alergjia. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyrë alergjike. Në një rast të tillë, njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejtë si sëmundje, simptomat që të jep mund të marrin përmasa dramatike. Me anë të provave në lëkurë, mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi. Në këtë mënyrë alergjiku mund të përpiqet t´iu shmanget vendeve me alergjenë e fuqishme, por kjo gjë nuk është gjithnjë në dorë të tij.

Barnat

Në këtë rast vuajtjet mund të pakësohen me marrjen e ilaçeve Antihistaminike ose në raste të veçanta Kortizoni. Ilaçet antihistaminike mund të japin pasoja anësore si lodhje trupore, përkeqësim në përqendrim dhe në aftësi për të reaguar. Një mënyrë për kurimin e alergjisë është metoda e Hiposensibilizimit, me anë të së cilës injektohen në trup doza të vogla alergjenësh, ndaj të cilëve trupi i të sëmurit kundërvepron. Kjo është një përpjekje për të mësuar trupin me këto alergjenë dhe të mos të jetë kaq i ndjeshëm ndaj tyre. Hiposensibilimi injektohet përgjatë disa vjetëve. Në 80 % të rasteve jep rezultat.

Alergjitë e lëkurës

Shkaktohen nga konservantet e produkteve kozmetike, prandaj nëse nuk i njihni mirë shkaqet e alergjisë, evitoni përdorimin edhe të kremrave të lehta dhe jo alergjike. Në lëkurën e irrituar edhe produkti më delikat mund të çojë në irritim të mëtejshëm. Njollat janë kapilarë me ngjyrë të kuqe që dalin në sipërfaqe, ose njolla të errëta që shfaqen me probleme hormonale, shpesh pasi të jeni ekspozuar në diell. Këto njolla mund të fshihen me një lojë të shkathët ngjyrash. Njollat e kuqe zbehen me një korrektor jeshil, ndërsa njollat e errëta me korrektor të verdhë.

Categories

Archives