Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Alergjia dhe reaksionet alergjike



Alergjia dhe reaksionet alergjike

alergjia,semundje,mjeksiaislame

Alergjia është një reaksion i dëmshëm për organizmin. Emri i saj rrjedh nga fjalët greke alios — ndryshe, në mënyrë tjetër dhe ergos — reaksion. Ky është një reaksion krejtësisht i ndryshëm nga imuniteti, i cili paraqet reaksion të dobishëm për organizmin. Te imuniteti kemi depërtirnin e materieve të huaja (dhe të dëmshme) në organizëm – antigjenë (AG). Këtyre materieve u kundërvihen qelizat mbrojtëse (T- limfocitet) ose antitrupat (AT). Pason reaksioni (lidhja) AG — AT ku AG neutralizohet (shkatërrohet) dhe me këtë rreziku nga sëmundja eliminohet.
Tek alergjia kemi po ashtu depërtirnin e AG (të cilët në këtë rast quhen alergjene) në trup. Pason periudha e quajtur sensibilizim (7 — 14 ditë), gjatë së cilës fillojnë të formohen antitrupa me një intensitet më të madh. Pra, gjatë kontaktit të parë të organizmit me alergjenët zakonisht nuk ka reaksion sepse niveli i AT është tepër i ulët. Pas sensibilizimit, kur niveli i AT, “titri”, ka arritur lartësinë kritike për reagim, nëse vjen deri te kontakti i përsëritur me alergjenin zhvillohet alergjia. Thelbi qëndron në atë që ky reaksion sipas forcës shumëfish e kapërcen forcën e nevojshme për likuidimin e AG , ashtu që në vend që ta mbrojë organizmin nga efektet e dëmshme të AG — vetë alergjia shkakton dëmtime. Sipas mekanizmit të zhvillimit dhe veprimit dallojmë katër lloje të reaksioneve alergjike:
Tipi I – anaGlaksa
Tipi II – reaksioni citotoksik
Tipi III – hipersensitiviteti imunokompleks
Tipi IV – reaksionii vonuar (qelizor)
Tipi I – anaGlaksa ose reaksioni imediant (i menjëhershëm) nënkupton reagimin e shpejtë dhe tepër të vrullshëm të organizmit, kur në të depërton edhe një sasi më e vogël e alergjenit. Manifestohet përmes gjendjes së bllokimit të funksioneve vitale (frymëmarrja, puna e zemrës, qarkullirni i gjakut etj.), e cila nëse nuk kapërcehet shpejt (me terapinë e duhur – anti-shok terapi), zhvillohet një shok anafilaktik i cili mund ta shkaktojë vdekjen. Shembull klasik për këtë gjendje është shoku nga penicilina.
Tipi II – reaksioni citotoksik, nënkupton ekzistirnin e AG në qeliza të ndryshme (p.sh. eritrocite) të huaja, të cilat në njëfarë mënyre kanë depërtuar në organizëm (p.sh. gjatë transfuzionit të gjakut joadekuat). Antitrupat i sulmojnë AG duke u lidhur për to dhe në këtë mënyrë i asgjësojnë (njëkohësisht asgjësohet edhe qeliza — eritrociti — për të cilin janë të lidhur AG).
Tipi III – hipersensitiviteti imunokompleks, nënkupton formimin e komplekseve ndërmjet AT dhe AG. Këto imunokomplekse, më tutje shkaktojnë lirimin e materieve vazoaktive (histamin, serotonin, bradikinin etj.), të cilët ndikojnë në kapilarët (duke shkaktuar zgjerimin e tyre) dhe në indet (duke i dëmtuar drejtpërsëdrejti). Shembuj konkrete për këtë reaksion janë sëmundja e serumit dhe fenomeni i Arthus—it, por në praktikë më i rëndësishëm është glomerulonefriti (ndezja e veshkave) që paraqitet pas infektimit me Streptococcus.
Tipi IV – reaksioni i vonuar (qeJizoi) realizohet me ndihmën e T-limfociteve, të cilët 1 sulmojnë qelizat e huaja që kanë depërtuar në organizëm(Fig.28,30). Këtë reaksion më së shpeshti e hasim tek hedhja e organeve të transplantuara(Fig.31).
Sëmundjet autoimune zhvillohen kur për shkaqe të ndryshme imuniteti i njeriut “nuk i njef ” proteinat trupore si të tij por si të huaja, duke i konsideruar për AG (dhe duke i sulmuar për t’i shkatërruar). Ashtu shkaktohen dëme në vetë organizmin (nga sistemi i tij mbrojtës) siç janë sëmundjet: rheumatoid arthritis, lupus erythematosus etj.





Dr.Int. Xhafer XhaferiShkeputur nga libri i tij “Patologjia”