Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Aleksandri, mbyllen 1000 xhami


Aleksandri, mbyllen 1000 xhami


xhamija

Ministria e Egjiptit për cështje bamirëse dhe Fetare (Waqf) ka urdhëruar mbylljen e 1,000 xhamive në Aleksandri. Urdhëri erdhi nga Ministri Muhamed Mokhtar Xhuma, dhe ka zemëruar besimtarët e shumtë në qytet.

Drejtori i xhamive në rajonin e Aleksandrisë, Sheikh Al-Ansari Saad Amara, ka dhënë 72 orë ultimatum që të zbatohet urdhri i mbylljes.

Vendimi që po zemëron se tepërmi qytetarët, vie nga frika e organizimit të protestave kundër grusht shtetit, i cili në mënyrë barbare po shkel të drejtat e popullit më të madh arab. Njerëzit denonuan mbylljet, duke thënë se ka rrezik që nesër, Egjipti do të jetë një vend pa xhami.

Autoritetet pretendojnë se vendimi ka për qëllim që të parandaloj personat e pa-autorizuar nga shfrytëzimi i minberit. “Vetëm Imamët e xhamive do të flasin në xhami,” tha një zyrtar. Por qëllimi i lartcekur nuk qëndron aspak me ngjarjet që po zhvillohen në vend. Realiteti është krejt ndryshe nga ajo që pretendojnë autoritetet, të cilat nga frika e organizimit të qytetarëve, po I shtypin ata qoftë edhe me mbyllje të xhamive. /mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Egjipt: Prokuroria liron shefin e kabinetit të Mursit

Categories

Archives