Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Alarmante: Shkollat e mesme në gjuhën shqipe janë më të dobëta në Maqedoni


Alarmante: Shkollat e mesme në gjuhën shqipe janë më të dobëta në Maqedoni


Shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Maqedoni janë të ranguara si më të dobëta në vend në bazë të rang listës nga testet eksterne që u zhvilluan në qershor të këtij viti.

alarmante

Numri i nxënësve shqiptarë është më shumë se 35% në të gjithë vendin, kurse nuk kemi asnjë shkollë të mesme që është e ranguar më poshtë se vendi i 26-të, nga gjithësej 95 shkolla.

 

Më mirë e ranguar është gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” nga Tetova i cili gjendet në vendin e 26-të, kurse “Zef Lush Marku” që ka numrin më të madh të nxënësve shqiparë në Maqedoni është në vendin e 50-të.

 

Shkollat më të dobëta janë ato nga Kumanova sidomos shkolla ekonomike “Pero Nakov” e cila është ranguar në vendin e 72-të nga gjithësej 95 shkolla, kurse gjimnazi “Sami Frashri” është në pozitën e 37-të.

 

Arsimi shqiptarë është në gjendje alarmante, më herët univerzitetet shqiptarë sipas një rangimi global janë ranguar si më të dobëta në Evropë, kurse tani edhe shkollat e mesme janë në atë drejtim.

Ministria e Arsimit është e “ngulfatur” nga skandalet që kanë të bëjnë me arsimin në gjuhën shqipe. Edhe pse në atë ministri ne kemi të punsuar shumë funksionarë shqiptarë ende në librat që botohen me vulën e asaj ministrie shqiptarët janë popull i ardhur nga mali, i prapambetur, përkthimet në gjuhën shqipe janë më dobët se me  google/translate e shumë skandale tjerë.
A duhet dikush të japë përgjegjësi për këtë dështim ? A duhet të ndëshkohen drejtorët, profesorët, funksionarët tanë në Ministrinë e Arsimit për këtë dështim ?
Kjo do të jetë një pyetje që me siguri askush nga ta nuk do të përgjigjet.
/Albtime/

Një shkrim tjetër i dobishëm  VMRO e BDI nuk duan regjistrim pasi është ulur numri i maqedonasve dhe shqiptarëve

Categories

Archives