Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Alarm! Muslimanët e Kosovës në rrezik nga antiteistët

Alarm! Muslimanët e Kosovës në rrezik nga antiteistët

amir ahmeti

Java e kaluar ishte me shumë shkrime e debate mbi religjionin dhe kuptohet të gjitha rreth besimit islam, shumica e të cilave ishin denigruese, jo profesionale dhe jo argumentuese. Disa antiteista shkruajnë e deklarohen rreth temave mbi religjionin kinse si analistë të pavarur e në analizat e tyre veç islamit ata nuk guxojnë të përmendin ndonjë besim tjetër, sepse misioni i tyre i vërtetë është lufta kundër fesë islame dhe muslimanëve.

Mendoj se është koha e fundit që institucionet tona shtetërore ekzekutive të merren seriozisht me këtë çështje dhe të mos shtiren se kinse nuk po ngjet asgjë. Kosova është në rrezik të madh nga disa njerëz pa dinjitet, të zhveshur nga çdo vlerë humane, të cilët nuk i takojnë asnjë besimi por madje as nuk janë jobesimtar, që t’i quajmë ateista. Ata jo vetëm që janë mizoteista, refuzues të Perëndisë, por janë edhe antiteistë, kundërshtarë dhe luftues të besimit. Ata janë niveli më i ultë i qenies njerëzore, të cilët po rrezikojnë besimtarët musliman si dhe tolerancën ndërfetare në vend, duke e luftuar edhe ekzistencën e shtetit tonë që tani jemi në prag të vitit të gjashtë nga shpallja e pavarësisë.

Është e vërtetë se në botë përveç njerëzve të besimeve të ndryshme, teista, ka edhe jobesimtar, ateista. Por në përpjestim me banorët e botës, ateistët janë në numër të vogël. Derisa është edhe një numër akoma më i vogël i mizoteistëve, dyzteistëve dhe antiteistëve. E nga ky lloji i fundit, pra të antiteistëve, në përpjestim me numrin e tyre në botë, më së shumti mund të gjinden në Kosovë nëse e krahasojmë me numrin e banorëve të Kosovës. Kjo vërtetë është për t’u shqetësuar.

Por gjithsesi nuk po shkruaj nga urrejtja ndaj ateistëve, sepse secili njeri ka bindjen e vet, por po shkruaj nga rreziku që po na kanoset nga antiteistët. Këtë po e bazoj edhe nga artikulli im i fundit para këtij kur shkruajta se në Kosovë na nevojitet një ligj kundër blasfemisë…, e ata u kundër përgjigjën “..duam ligj kundër fesë..”. Me siguri ju kujtohet ky refren i marksistë-leninistëve, sikurse edhe ai refreni tjetër se “feja është opium”. Ja ku po na shpien këta pseudoanalistë antiteistë, apo më mirë t’i quajmë neokomunistë të kohës sonë.

Për më tepër, nëse kërkoni në fjalor të ndryshëm në internet, për kuptimin e termit “antiteist”, do të kuptoni se unë nuk po e çpikë këtë term por po ia adresojë pikërisht njerëzve të tillë që po rrezikojnë shtetin tonë të ri. Sepse disa mendojnë se ateizmi dhe antiteizmi janë të njëjta por nuk janë, ato ndryshojnë shumë në koncept. Ateisti nuk beson Zotin, ose nuk e beson ekzistencën e Tij, por si ateist ai shikon punën e vet dhe nuk interferon në bindjet e të tjerëve. Derisa antiteistët përveç që nuk besojnë Zotin, ata edhe i luftojnë besimtarët, të cilitdo besim qofshin, e te ne në Kosovë objektiv e kanë fenë islame.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çështja e shamisë s'ka marrë fund

Pikërisht njëri nga kuptimet e antiteizmit është se ata besimin në Zot e konsiderojnë të dëmshëm për njeriun, për shoqërinë dhe kulturën por njëherit edhe se duhet luftuar e kundërshtuar besimet për të shmangur dhe zvogëluar dëmin që sipas tyre shkakton besimi në Zot. Kjo qasje e këtyre psikopatëve shkelë çdo të drejtë njerëzore, sepse njerëzit janë të lirë të besojnë si të duan dhe nuk i lejohet askujt të interferojë në jetën personale të tjetrit.

E pikërisht antiteistët e Kosovës janë të këtij lloji, të cilët publikisht mashtrojnë opinionin e gjerë duke u paraqitur si analistë të pavarur, kurse veprimet e tyre tregojnë qartë se ata janë vetë demoni. Të cilët luftojnë çdo gjë që lidhet me besimin, sidomos me islamin. Shpifin e gënjejnë pa ndërprerë. Akuzojnë islamin dhe muslimanët me fundamentalizëm e radikalizëm e madje edhe me terrorizëm. Fyejnë ndjenjat e besimtarëve e çka nuk bëjnë tjetër dhe pa kurrfarë argumenti.

E tëra kjo duket e pakuptimtë për një vend si Kosova me 95.6% musliman, por në të vërtetë ka një kuptim, sepse këta janë provokuesit më të rrezikshëm të cilët kanë një qëllim shumë të errët për vendin tonë. Këta do të vazhdojnë këtë fushatë me provokime kundër muslimanëve derisa të arrijnë që një ditë të nxisin ndonjë rast i cili do të reagojë në mbrojtje të dinjitetit e bindjes së vet.Këta e dinë se s’ka asgjë të vërtetë në atë që e thonë, por po duan të krijojnë një diçka të tillë dhe pastaj ta drejtojnë gishtin andej.

Deri tani nuk iu kam frikësuar sulmeve dhe thumbimeve të këtyre antiteistëve të Kosovës, por tani po i frikësohem qëllimit të tyre të mbrapsht që po duan ta realizojnë.

(Autori është deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës)

Categories

Archives