Wednesday, 20/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Al-Kardavi bënë thirrje për bojkotim të referendumit në Egjipt

Al-Kardavi bënë thirrje për bojkotim të referendumit në Egjipt

kardavi

Al-Kardavi deklaroi se pjesëmarrja në referendum është e barasvlershme me “bashkëpunim” me autoritetet ushtarake për të mbështetur Egjiptin në “agresion dhe ligësi”.

Dijetari i shquar egjiptian Sheikh Yusuf al-Kardavi u ka bërë thirrje egjiptianëve që të bojkotojnë referendumin kanosës për një version të amenduar të kushtetutës së vitit 2012 të Egjiptit.

Në një deklaratë, al-Kardavi ka thënë se pjesëmarrja në referendum, i planifikuar të mbahet më 14 dhe 15 janar, është e barasvlefshme me “bashkëpunim” me autoritetet ushtarake për të mbështetur Egjiptin në “agresion dhe ligësi.”

Duke e konsideruar kushtetutën e amenduar si ” të pavlefshme” , al – Kardavi ka thënë se projekt – statuti ka për qëllim forcimin e “autoriteteve ushtarake” në Egjipt.

Pohimet e al-Kardavit vinë një ditë para se emigrantët egjiptas që jetojnë jashtë vendit do të fillojnë të hedhin votat në amabasadat e Egjiptit dhe konsullatat nëpër botë.

Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit, nga ana e saj, njoftoi se do të organizojë protesta pro-Mursi përpara misioneve diplomatike egjiptiane për kundërshtuar referendumin./mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kore e Veriut, 2/3 e popullsisë përdorin drogë

Categories

Archives