Akunpuktura është një shkencë ekzakte e njohur vetëm nga ata që kanë mësuar rreth këtij arti të lashtë. Akunpuktura që do të thotë pikë shtypjeje, bazohet në parimin se trupi përmban ngarkesa elektrike pozitive dhe negative që janë të lidhura me njëra tjetrën.

Ushtrimi i shtypjes mbi këto pika ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe përtëritjen e energjisë në pjesët përkatëse të trupit.

Tani nepërmejt nje paisjeje të re celuloide mjekët janë në gjendje të përcaktonjne pikat e ndjeshmërisë trupore. Midis të tjerash, akunpunktura përdoret edhe kundër urisë, por efektet mund të jenë të përkohëshme.





Gjithashtu, ekspertët thonë se personat me dhimbje të mëdha duhet pa tjetër të këshillohen me mjekët. Akunpuktura, thonë ata nuk rekomandohet për mjekimin e njerëzve që kanë tumor në tru, as për ata me sëmundje neurologjike, dhe as për gratë shtatzana.