Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Aktiviteti fizik zvogëlon të uriturin për ushqim

Aktiviteti fizik zvogëlon të uriturin për ushqim

aktivitetiDisa djersitin gjatë ecjes, të tjerët gjatë ngritjes së peshave, ndërsa përveç formimit të muskujve ky aktivitet fizik ndikon edhe në apetit. Llojet e ndryshme të ushtrimeve ndikojnë në mënyrë të ndryshme duke aktivizuar hormonet e urisë.

Ushtrimet e ndryshme trupore, veprojnë në mënyrë të ndryshme në prodhimin e dy hormoneve kryesore të cilat ndikojnë në apetit: grelina (shton apetitin) dhe peptidi YY (zvogëlon apetitin).

Shkencëtarët e Universitetit të Loughboroughut duke analizuar ndikimin e aktivitetit fizik të disa studentëve kanë vërejtur se gjatë vrapimit nëpër trakë shtohet prodhimi vetëm të hormonit grelin, ndërsa gjatë ushtrimeve aerobike vërehet shtimi i peptidin YY.

Studimi është zhvilluar te disa studentë meshkuj përgjatë tri seancave stërvitore. Gjatë një seance (tetë orëshe) njëri grup ka vrapuar 60 minuta ndërsa shtatë orë ka pushuar, ndërsa participantët e grupit tjetër kanë ngritur pesha gjatë 90 minutave, dhe pas këtyre ushtrimeve kanë pushuar gjashtë orë e gjysmë. Grupi i tretë ka qenë grupi i kontrollit, në të cilin participantët aspak nuk kanë ushtruar. Të dy grupet të cilat kanë ushtruar kanë pasur mungesë të dëshirës për ushqim (apetitit) gjatë ushtrimeve.

Grelina është hormon i cili është zbuluar para dhjetë vitesh në Japoni, ndërsa paraprakisht ishte konsideruar se është hormon i ngjashëm me atë të rritjes, ndërsa vonë është vërejtur ndikimi i tij në apetit. Ndërsa peptidi YY është i njohur qe katër shekuj.

Edhe pse vërehet mungesë e apetitit te personat të cilët ushtrojnë, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të japin përgjigje nëse zvogëlohet në mënyrë të vazhdueshme niveli i grelinës me anë të ushtrimeve./PK/.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Një studim konfirmon dobitë e fjetjes në krahun e djathtë

Categories

Archives