Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ajo që kaloi,mbaroi!!!

Ajo që kaloi,mbaroi!!!

kaloi

Ajo që kaloi,mbaroi

„Të mendosh rreth së kaluarës,të jetosh me të dhe të prezentosh në të,e të dëshpërohesh nga të këqijat e saj ësjtë çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme.Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk trasmetohen që të përsëriten,ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burun e harresës,duke u lidhur e shtërnguar fort që të mos dalin kurrë.Nëse kujtohesh,kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike,ndaj mos e bëj këtë,se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse. Përkundrazi,ato sjellin e mbjellin mendime dhe die të prishura që shpijejnë drejt humbjes dhe shuarjes;mëshiroje de mos i bëj padrejtësi vetvetes,e as mos e ndërmerr një hap të tillë,sepse brengosaj e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi,por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën…!“

“Mos! Mos jeto në ëndrrën e kaluar,e as mos rri nën hijen tradhtare që humbet shpejt,zgjoje veten nga gjumi që të lodh.”

“Adëshiron dhe a mund ta kthesh lumin në rrjedhën që doli e rrodhi?! Po diellin mbasi lindi?! Po a mund ta rrikthesh fëmijën në shtratin e barkut të nënës së tij?!Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh?! Jo,kurrë…!Ajo që doli u bë dhe shkoi,kaloi…nuk kthehet më….Për këtë mos jeto me të kaluarën që të vërbohesh e të humbësh,të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet.Ta bësh këtë do të thotë ta humbasish,të tashmen dhe ta zhdukesh vullnetin.Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është ai i cili e bluan miellin që në esencë është i bluar,apo si ai që e sharron tallashin e drurit. Qëmoti kanë thënë për ata që e qajnë të kaluarën se “nuk nxirren të vdekurit nga varrret e tyre”, mandje edhe fabulisti i ka përmendur ata që flasin me gjuhën e kafshëve se si e kanë pyetur gomarin:Përse nuk ripërtypesh? Ai tha:E urrej gënjeshtrën.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mos lejo që pa shpresa të arrij në zemrën tënde

”Me të vërtetë gabimi ynë më i madhë është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën,i prishim dhe i rrëzojmë ndërtesat e bukuar….Oh jo,mos e prish atë që ndreqe me plotë vuajtje të rënda se sikur të grumbullohen e të tubohen të gjithë njerëzit dhe xhinnët nuk do të kishin mundur t’ju kthejnë gjë nga ajo që kaloi,për shkak se njerëzit nuk shikojnë pas dhe as që kthehen të vështrojnë gjurmët që lënë prapa?! Era që fryn gjërat i merr përpara,e nuk i lë pas! Gjithashtu,edhe uji që rrjedh shkon përpara e nuk ecën pas,po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëvizë në këtë rruzull tokësor – qoftë insekt,shtazë,kafshë,njeri,apo makinë – të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas.Ndaj,as ti mos shko kundër rregullit të jetës,e të prishësh zakonin e saj…!”

Categories

Archives