Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

AJETET QË KANË TË BËJNË ME SHËRIMIN



AJETET QË KANË TË BËJNË ME SHËRIMIN

AJETET QË KANË TË BËJNË ME SHËRIMIN

Dijetarët kanë bërë përpjekje që t’i shpjegojnë ajetet të cilat mund të lexohen për shërimin e të sëmurëve. Disa prej tyre (ulemave), janë të mendimit se ato janë: sureja Fatiha dhe Ihlas, duke u bazuar në transmetimin e Enesit (Zoti qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kur ta veshë kokën në jastëk (kur të biesh të flesh) dhe e lexon Fatihasë dhe suren Ihlas, je i mbrojtur prej çdo gjëje përveç prej vdekjes.”

Po ashtu thuhet se sureja Kafirun dhe Ihlas shërojnë dyfytyrshmërinë, shirkun, kufrin. Ngjashëm me këtë thuhet edhe për suren Felek dhe Nas.

Imam Kushejriu thotë: “Djali im është i sëmurë rëndë derisa humbi shpresa se mund të shërohet. Unë e ëndërrova Muhammedin a.s. i cili më tha: “Pse nuk i lexon ajetet e shërimit?” I kërkova në Kur’an dhe ato ishin gjashtë” “…dhe do t’i shërojë kraharorët e njerëzve besimtarë” (et-Tevbe, 14).

“… Një bar për zemrat tuaja” (Junus, 57). “….I cili kur sëmurem më shëron” (esh-Shuara, 80). Që është bërë shërim për njerëzit” (en-Nahl, 69). “Thuaj! Ai është për besimtarët udhëzim dhe bar” (Fussilet, 44).

Ia lexova birit këto ajete disa herë duke shpresuar në shërimin e tij dhe me lejen e All-llahut u shërua”.





Transmetohet se Ebu Muhammed Jahja el-Mes’habij (njëri nga shokët e Shafiut), ka qenë njeri i devotshëm, ka jetuar një jetë të gjatë duke mos e goditur asnjë sëmundje, bile Zoti e ka mbrojtur në rastet kur ka pasur përpjekje dhe ka ekzistuar mundësia që ai të zhduket. Kur e kanë pyetur pse atë e mbronë All-llahu është përgjigjur:

“Unë shumë i përsëris ajetet e mbrojtjes të cilat janë: “Atij nuk i vjen rëndë mbajtja e tyre. Ai është i Lartmadhërishëm, i Madh”. (el-Bekare, 255). “Zoti im pa dyshim është roje mbi çdo send” (Hud, 57). “Dhe All-llahu është ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshirëplotëve” (Jusuf, 64). “Ai (njeriu) ka përcjellës përpara dhe pas, atë e ruajnë me urdhër të All-llahut” (er-Rrad, 11). “Ne në të vërtetë e kemi shpallur Kur’anin dhe pa dyshim në jemi mbrojtësit e tij” (el-Hixhr, 19).

“Dhe e ruajmë atë prej çdo djalli të mallkuar” (el-Hixhr, 17). “Kurse qiellin e kemi bërë kulm të sigurt”. (el-Enbija, 32). “Duke i mbrojtur prej çdo djalli prapshtan” (es-Saffat, 7). “Dhe mbi ju me siguri vigjilojnë” (el-Intifar, 10). “…dhe mbrojtje. Ai është ligj i të Fortit, të Gjithëdijshmit” (Fussilet, 12). “All-llahu i mbronë edhe ata të cilët ata i marrin si mbrojtës në vend të Atij. Ti nuk je përfaqësues i tyre” (esh-Shura, 6). “Nuk ka njeri, i cili nuk ka një mbrojtës” (et-Tarik, 4). “Dhe mbi ju me siguri vigjilojnë, shkrues fisnikë, të cilët dijnë se çka punoni” (el-Intifar, 10-12). “Njëmend, hakmarrja e Zotit tënd është shumë e fortë. Pa dyshim vetëm Ai është, që e fillon dhe e rifillon. Dhe falë shumë dhe ka plot dashuri”. Zoti i gjithësisë, i Lartmadhërishëm. Që punon çka dëshiron vet. A të ka ardhë ty lajmi për ushtritë e faraonit dhe Themudit? Por, ata të cilët mohojnë – përgënjeshtrojnë. Por, All-llahu do t’i mbërthejë nga të gjitha anët. Po, ai Kur’an madhështor. Në një pllakatë të ruajtur mirë” (el-Buruxh, 12-22)

Të gjitha këto ajete të shërimit dhe mbrojtjes janë pjesë prej Kur’ani Kerimit i cili është fjalë e All-llahut. Është e preferueshme që i sëmuri vetë ose dikush t’ia lexojë Kur’anin në tërësi. Ai i cili me vëmendje e lexon suren Felek (Ai i cili nuk e njeh arabishten në përkthim sh.p.), do të vërejë se kërkon mbrojtje, e mbrojtës është All-llahu i gjithëfuqishëm, i cili ka krijuar çdo gjë. Ai pra e mbronë njeriun prej çdokujt dhe prej çdo të keqeje. Sherr (e keqe) është ajo që e bëjnë ata që lidhin dhe fryjnë nyja, ajo është sëmundje të cilën e shkakton magjia (sihri). Kurse e keqja e egoistit kur egoizmi e kaplon është sëmundje e cila ka pikënisjen në vetëkënaqësi – egoizëm. Këto ajete fisnike të kësaj sureje e urdhërojnë njeriun që të kërkojë mbrojtje tek All-llahu nga sëmundjet e ndryshme fizike e psikike.

Kuptimi i sures Nas është kërkesë apo lutje e njeriut me të cilën i drejtohet të Gjithëfuqishmit – Krijuesit të njerëzve dhe të të gjitha botëve. Ai i lutet All-llahut ta mbrojë nga e keqja e cytësit i cili ngacmon, në gjoksin e tij, pa marrë parasysh se ajo cytje a është nga njerëzit, nga ai ose nga xhinët. Ky sherr, siç duket, është sherri i sëmundjeve psikike të cilat ndikojnë edhe në aspektin fizik.