Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

AI:Ne Kosove ka mbi 200 lokale per prostuticion


AI:Ne Kosove ka mbi 200 lokale per prostuticion


Sipas burimeve të Amnesty International vetëm në Kosovë numri i lokaleve, në të cilat femrat detyrohen me dhunë të ushtrojnë profesionin e prostituatës është mbi 200. Këtë shifër e konfirmon edhe policia e Kosovës. Gjithësesi ka dyshime, se numri real mund të jetë edhe më i lartë. Sipas raportit të Amnesty International në këto 13 vitet e pasluftës Kosova është shndërruar në qendër të trafikimit dhe prostitucionit të detyruar. Femra nga Moldavia, Rumania, Bullgaria dhe Ukraina trafikohen në Kosovë. Ato përjetojnë keqtrajtime të rënda fizike dhe psiqike. Shumë nga këto femra vijnë nga kushte të vështira ekonomike dhe sociale. Duke u besuar premtimeve të rreme për një jetë më të mirë «në Përendim» ato përfundojnë nëpër shtëpitë e varfëra të Kosovës. Shumica e këtyre femrave futen, me apo pa vetëdijën e tyre të plotë, në këtë “biznes”. Një vajzë nga Bullgaria, e cila tani ndodhet nën përkujdesje në një qendër strehimore për femrat e abuzuara në Prishtinë tregon për Deutsche Welle-n odisenë e saj: “Unë që në fillim e kam ditur së çfarë do të punoja aty. Këtë e bëra për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, që kisha në familjen time. ‘Ata’ më premtuan para, çdo muaj 300 euro, por nuk ndodhi kështu”, thotë ajo. E pyetur, se kush ishin ata që e frekuentonin më shpesh vendin, ku ajo dhe vajza të tjera punonin, ajo përgjigjet: “Ata nuk ishin shqiptarë, ishin të huaj. Ne e kishim të ndaluar që të flisnim me njerëzit që vinin. Por as ata nuk flisnin me ne, vetëm vinin, zgjidhnin njërë prej vajzave dhe shkonin.” Por a e dinin këta klientë të huaj dhe në përgjithësi meshkujt që vinin aty, se ajo dhe vajzat e tjera, ishin prostituata, që mbaheshin me dhunë, kësaj pyetjeje ajo i përgjigjet: “Mendoj që po, sepse ata njiheshin mirë me tutorët tanë.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Alket Rizai: Dua lirinë, gjykata më ka dënuar padrejtësisht

Ndërkombëtarët në Kosovë ndihmojnë “biznesin”

Që nga prezenca e faktorit ndërkombëtar në Kosovë, trafikimi i qenieve njërëzore është kthyer në një problem shumë të madh për vendin. Numri i klubeve të natës, në të cilat ‘mbahen’ femrat dhe detyrohen të ushtrojnë profesionin e prostitutës është rritur. Ulrike Maiwald nga zyra për Informim e Amnesty International i thotë Detusche Welle-s, se: “faktori ndërkombëtar mban përgjegjësi që kjo dukuri ka marë përmasa shqetësuese në Kosovë. Por gjithashtu edhe sistemi gjyqësor i Kosovës ka dështuar në këtë drejtim duke u treguar mjaft i papërgjegjshëm në zbulimin e rasteve të tilla. Për policinë e Kosovës, hetimi i rasteve që kanë të bëjnë me trafikimin e qenieve njerëzore nuk është i lehtë, sidomos kur në krim janë të involvuar edhe ndërkombetarët, pasi këta të fundit gëzojnë imunitet politik”, thotë Ulrike Maiwald.

Kur njeriu shendërrohet në “mall”

Trafikimi i qenieve njerëzore është një shkelje e të drejtave të njeriut. Në Nenin e katërt, të Kartës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut është përkufizuar, se: “Askush nuk ka të drejtë të mbajë dikë në sklavëri, apo në pronësi. Çfarëdolloj mbajtjeje në skllavëri apo pronësi është e ndaluar”. Që ky nen shkelet çdo ditë, nuk është diçka e re. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian vetëm në Evropë «shkëmbehen» çdo vit nga Lindja për në Përdëndim, dhe anasjelltas, nga 120.000 deri në 500.000 femra.  Qytetet e Ballkanit janë «qendra tregtare» e kësaj kontrabande./dw/

Categories

Archives