Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ai piu për ilaç…

Ai piu për ilaç…

Ai piu për ilaç…

Fudail bin Ijjadi (r.a.) transmeton: “Shkova para shtratit të vdekjes te njëri nga nxënësit e mi dhe i thashë që ta shqiptonte Shehadetin,por ai nuk e shqiptonte dot.”
Pastaj i thash se e kam plotësuar obligimin ndaj tij dhe e lash duke qarë.

piu per ilac
Pas njëfarë kohe e pashë në ëndërr se atë po e tërhiqnin zvarrë drejt Zjarrit.
I thash: I mjeri ti,pse të la dituria jote?! Mu përgjigjë: “O mësuesi im,unë vuajta nga një sëmundje kronike,për të cilën u këshillova me një mjekë.Ai më këshilloi të pija nga një gotë verë në vitë, përndryshe gjendja ime nuk do të përmirësohej.Prandaj kam praktikuar pirjen e një gote verë në vitë,si ilaç.
Atëhere pra,nëse kjo është gjendja e një personi që ka pirë verë një herë në vitë për ilaç, çfarë do të jetë gjendja e personit që pi për arsye tjera?!

Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? Maide/91

Muhammedi (salAllahu alejhi we selem) thotë: “Largohuni prej pijeve alkoolike,sepse ato janë çelësi i të gjitha të këqijave”.

Muhammedi (salAllahu alejhi we selem) thotë: ” I ka mallkuar Allahu dhjetë persona për shkak të pijeve alkoolike:
1.Atë që e shtrydh,
2.Atë për të cilin shtrydhet,
3.Atë që e pi,
4.Atë që e prodhon,
5.Atë për të cilin prodhohet,
6.Atë që i shërben të tjerët,
7.Atë që e shet,
8.Atë që ushqehet nga pijet alkoolike,
9.Atë që e blen,
10.Atë për të cilin blehet.”

E lusim All-llahun që të na falë dhe të na ruajë nga sprovat!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si pinte ujë i Dërguari i Allahut (alejhi we selam)?
Tags:

Categories

Archives