Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Aid El-Karni dhe Mos u Trishto”

“Aid El-Karni dhe Mos u Trishto”
Autor: Agron Islami
Libri “Mos u Trishto” apo “La Tahzan” në gjuhën arabe apo “Don’t be sad” në gjuhën angleze, apo “Ne taguvaj” në gjuhën maqedone, nga autori Aid El-Karni, është shkruar diku para 13 viteve dhe është botuar dhe ribotuar mbi 10 milionë kopje. “Kohëgjatësia e të shkruarit këtë libër, më kanë marrë nga jeta ime tri vite punë intensive” – thotë autori. Konsiderohet si libri më i shitur në botën arabe, i përkthyer në tridhjetë gjuhë të botës. Ai shton edhe këtë: “libri brenda vetes ka treqindë referenca myslimanësh dhe jomyslimanësh. Kujt i pëlqen le ta blejë, përndryshe, le të mos e bëj këtë gjë!” – përfundoi telefonata e autorit me televizionin Arabije.
Ish-presidenti i Irakut Sadam Husein ka treguar se e ka lexuar shumë herë këtë libër, përgjatë kohës që ka qenë i burgosur.
Në të vërtetë ai është një libër i suksesshëm, shumë i lexuar, shumë i përfolur, ka si ai dhe më të mirë se ai, është një libër i tërheqshëm goxha shumë, është një libër që shumë të rinjë dhe të reja i ka dërguar te Zoti i Gjithëmëshirshëm!
“Paratë e fituara nga ky libër janë dhënë lëmoshë. unë s’kam marrë asnjë rijal prej tij, më mjaftojnë lutjet”. – tregon autori.
Po të frekuentosh libraritë fetare kudo, në veçanti ato në botën arabe, e kupton se ky libër akoma vazhdon të mbetet ndër librat më të shitur dhe më të kërkuarit. Po të flasësh me lexuesit e tij e kupton se kanë mbetur shumë të kënaqur dhe dëshirojnë që atë t’ia dhurojnë të dashurit të jetës për raste të veçanta të jetës së tij.
Në aeroportin e Stambollit takova një egjiptas, u njoftuam dhe na ra të flisnim gjatë me të. Pasi termini i fluturimit ishte i largët për të dy. Folëm për dijetarët dhe letrarët e njohur arab, kur erdhi muhabeti te ky libër, loti rrugëtoi poshtë faqeve të tij. Më erdhi mirë.
Por ja që, prapa çdo pune të bukur dhe të dobishme, armiqtë e së bukurës dhe jo-ideologjisë përsëri gjejnë diçka për të shpifur!
“Kritika e padrejtë në të shumtën e rasteve është kompliment i maskuar”. – thoshte Deale Carnegie.
Po ç’thonë ata? Ata thonë se: “Aid El-Karni këtë libër e ka plagjiaturë, e jo se është ndonjë vepër e tija personale. E shkruar nga vetë dora e tij”. Unë i pyes këta: “Vallë e keni lexuar ju këtë libër nga fillimi deri në fund?!!!! Në gjuhën tuaj amëtare, jo në atë arabe, sepse…!” Ata plotë nënçmim fryhen e thonë se ne “nuk lexojmë libra të bidatçinjëve” vazhdojnë “Ai atë e ka plagjiaturë nga një grua – saudijane – doktorante në psikologji. Nga ajo e ka vjedhur!!”. Kështu thonë. Unë i pyes: “Po ju e njihni këtë grua? E dini emrin e saj saktë? I dini librat, artikujt dhe profilin e kësaj gruaje? Po konkretisht dhe saktësisht se për cilin libër bëhet fjalë e dini?”
Dua të qartësojë këtë gjë nëpërmjet këtij artikulli, sepse shpifje të këtilla të pavërteta dhe gënjeshtrash, qarkullojnë, dëmtojnë të mirën, fusin turbullira te masa e painformuar, e që është shumicë, shfaqen paragjykime dhe padrejtësisht njëllosin personalitetin e dijetarit. Dhe pengohet e mira. E kjo është gjynah të lejohet të mbetet në ajër me jetë.
Libri“Mos u Trishto” brenda tij ka këshilla shpirtërore dhe të ngrohta nga autori, ka histori nga jeta e tij, rrëfime të transmetuara, poezi autoriale dhe të huaja, më pas, pjesa tjetër është e mbuluar me citate ku autori në fjalë i përmend të gjitha ato me referencë një nga një. Duke cituar: “Ka thënë, ka përmendur, ka transmetuar, e kam lexuar në këtë libër, e kam tërhequr nga kjo gazetë, nga kjo revistë, e dëgjova nga një edicion lajmesh, thotë poeti.” e kështu me radhë. Si shumë punime dhe hulumtime të tjera që bëhen kudo nëpër botë!
Sa keq! Keq, sepse ata më këto shpifje, tregojnë se vepër më të bukur nuk kanë lexuar në jetën e tyre, dhe kjo, i ka mahnitur aq shumë; aq sa i ka dërguar në shpifje. Sepse sipas tyre duhet të jesh vetëm engjëll, pa të shkruash diçka të këtillë!!! Apo se, Aidi nuk ngjanë me ideologjinë tonë dhe si i tillë ai duhet shpallur renegat apo risibërës në fe! Dhe se stile të këtilla nuk mundet t’i shkruajë ai. Po pra, njeriu si është vetë, e sheh botën!
Vazhdojmë..
Gruaja në fjalë – për të cilën thonë se nga ajo e ka vjedhur librin “Mos u Trishto” quhet Selva Adidan. Jeton në Rijad, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Libri i saj më i njohuri dhe për të cilën flitet është libri: “Kështu ata mposhtën dëshpërimin..”. ???? ????? ?????”. Brenda këtij libri të shkëlqyer të autores të sipërmendur, janë tubuar plotë gjenialë, mendjendritur, shkencëtarë, ku tregohet se si ata kaluan sfidat në jetë dhe u bënë të tillë, një libër që të kënaq, një hulumtim i vërtetë i saj, por jo vetëm kaq, por nëse e lexon nga fillimi në fund këtë libër të saj, brenda tij ke për të gjetur edhe dy kapituj të huazuar nga libri “Mos u Trishto – La Tahzan”!! Dhe ka përmendur referencat se nga ku i ka huazuar ajo këto kapituj. Madje, huazim copy paste nga pdf, me gjithë gabimet normale – eventuale gjuhësore apo drejtshkrimore që kanë qenë aty në “Mos u Trishto”.
Libri “Mos u Trishto – La Tahzan” është botuar përpara librit “Kështu ata triumfuan dëshpërimin”. Dhe kjo gjë në Arabinë Saudite është e njohur.
Besojë se është e qartë deri më këtu.
Më pastaj, ndokush tha se bëhet fjalë për librin “Mos u dëshpëro” – “La Tej’ës” të Aid El-Karnit e jo për “Mos u Trishto!”
Le ta qartësojmë edhe këtë.
Dr. Aid El-Karni i ftuar në një emision botërorë – arab u pyet për këtë.
Diaologu vijon më poshtë i përkthyer.
Gazetari: Fjalët që rrjedhin për librin “Mos u dëshpëro!”. Dashamirët e tu thonë se Aidit i është bërë padrejtësi, por, gjithashtu, një pjesë tjetër e njerëzve thonë se Aidi ka bërë padrejtësi këtu. Ka hyrë në hak. Sot, kamera është me ty, do ta tregosh rastin dhe historinë se çka ka ndodhur realisht, a do të kërkosh falje, do ta shpjegosh, do të flasësh dhe diskutosh për këtë? Kamera është para neve!
Dr. Aid El-Karni: Ne jemi në Muajin e Ramazanit. Allahu është Mbikëqyrës. Në varr kam për të hyrë i vetmuar. Pasha Allahun që përveç Tij tjetër s’ka, nuk huazojë padrejtësisht nga asnjë shkrimtare – autore, unë pasha Allahun kam shkruar më shumë se nëntëdhjetë vepra, nga memoria ime e kam bërë këtë, pasha Allahun AJO nuk është përgjegjëse e fajit, pasha Allahun nuk jam as unë përgjegjës i tij, unë nuk kam bërë plagjiaturë, nëse e kam bërë këtë qëllimisht, Allahu ka për të më bërë llogari mua në këtë botë përpara se të më llogarisë në botën tjetër. Porse, ja, kam arritur në një derexhe, s’di! Ajo është e pafajshme dhe të vërtetën e ka thënë. Njeriu i Shtëpisë Botuese. “Ubejkan” më ka kërkuar ngjarje për librin “La tej’ës”. I kam thënë se ngjarje nuk kam më, janë sosur. Si t’i shkruajë ato tani? Dhe njeriu në fjalë, ka shkuar dhe ato i ka huazuar nga libri i kësaj autoreje. (Selva Adidan). Ajo e ka thënë të vërtetën në atë që ka thënë. Ka ndodhur më! Kur më ra sëpata në kokë, (rashë në sprovë) i konsultova të mëdhenjt – dijetarët, se çfarë të bëj? Ata më thanë kështu: “Nuk të paska mbetur gjë tjetër ty, vetëmse të durosh përballë kësaj hidhtësie! Nuk të besojnë aq armiqtë e as miqtë që pyesin si ndodhi kjo?” Por unë u betova, jemi në natë Ramazani, në varr do të hyjë i vetëm, u them vëllezërve – miqëve pashë Zotin, kam shkruar më shumë se nëntëdhjetë vepra, jam përpara juve, – falë Allahut – mund të shkruaj pa iu referuar askujt, lexoj që katërdhjetë vite nëpër libra, madje, kam të memorizuar poezi, vargje, histori, rrëfime etj… nëse unë kam gabuar këtu, kaderi – përcaktimi i Allahut nuk ka gabuar. Mundet, nuk di, Allahu e di këtë më së miri se si ka ndodhur kjo gjë, por kjo është caktim Hyjnor për mua. Njëri prej dijetarëve më tha: “Mos komento më për këtë temë! Mbaroi ajo! Ne i kemi të njohura aftësitë e tua, i dimë memorizimet e tua”. Por ja, kjo më ndodhi mua.
Gazetari: Shejh Aid! A ke kërkuar ndjesë, apo dëshiron të kërkosh?
Dr. Aid el-Karni: Unë them. Nëse gabova, i kërkojë ndjesë Allahut. Edhepse nuk jemi fajtor as ti (autoreja) po as unë, por unë i kërkojë falje Allahut megjithëkëtë. Nëse i kam hyrë në hak asaj, i kërkojë falje asaj. I them më fal, më fal dhe më fal! Betohem në Allahun, unë nuk jam nevojtar, nuk bëj plagjiaturë, nuk dua shantazhe, e përsëris, nëse e kam bërë këtë Allahu ka për të më llogaritur në këtë botë përpara botës tjetër. Nuk jam nevojtar që të marrë prej askujt. As nëpërmjet kanosjeve, as nëpërmjet asaj që i thonë plagjiaturë – vjedhje. Të them ty o Ali, nga ky emision botërorë, fantastik dhe të suksesshëm, Zoti ynë ka thënë “..dhe të mirat e Zotit tënd ti prezantoji!”. Nëse dëshiron të shkruaj për histori unë jam i gatshëm, menjëherë, drejtëpërsëdrejti, më jep një libër e shkruaj atë, pa iu referuar asnjë libri tjetër, kam aftësi faleminderit Zotit”.
Mbaroi intervista për këtë.
Pra e kuptuam se këtu bëhet fjalë për librin “Mos u dëshpëro” e jo për “Mos u Trishto” që nuk është në gjuhën shqipe, e që s’e di se ca shqipëtarë pa e lexuar atë kurrë, nga e kuptuan thelbin e tollovisë?! Kurse disa të tjerë djelmosha pa e lexuar madje asnjë libër (në gjuhën arabe) të Aidit derdhin nënçmime mbi të. Ideologë! U qartësua madje, edhe, çështja e asaj se a është plagjiaturë libri “Mos u dëshpëro” u qartësua edhe çështja e ngjarjeve dhe motivi i tyre.
Një gënjeshtër nëse përmendet disaherë, ajo më si e vërtetë do të besohet. Lajmi i keq shpërndahet më shpejtë se lajmi i mirë. Ashtu siç ndodh me zakonet! Thashethemet janë këto! Pak janë ata që zhyten në motivet dhe të vërtetat. Shumica gllabëron çka t’i jepet. Qëllimkëqinjtë i ngopën barqet dhe helmuan gjakërat e tyre me mishin e dijetarëve dhe të njerëzve të mirë. Të gjithë e dinë se këtu bëhet fjalë për ngjarjet, e që është përhapur pastaj se si ka ndodhur ajo realisht, pra, ashtu siç e sqaron dr. Karniu. Po edhe t’i kishte marrur ai vetë qëllimisht ato ngjarje, ato mbetën përsëri ngjarje, të pashkruara nga autorja vetë, pastaj, edhe ai është biri i njeriut të parë që u joshë pas pemës së ndaluar, ka instinkte dhe ka qejfe, është njeri që bie në gabime, se SUNETI i Mustafasë jo i IDEOLOGËVE ka mësuar që vëllait besimtar t’i mbulohet e meta kur t’i shfaqet ajo, sepse për këtë Allahu do t’ia mbulojë atij në Ditën e Gjykimit një të tillë. E lëre më t’i përhapet ajo një mësuesi feje, që gëzon një influencë të madhe botërore, madje, duke mbajtur pafajësi ai për këtë. Cili SUNET thoka kështu?!!
Nuk kam për qëllim ta mbroj vetëm Aid El-Karnin si AID, por dua ta mbrojë të mirën dhe të mirin, sepse kjo gjë është e keqe, është e dëmshme, dhe shkon kundër frymës tuaj dhe kundër frymës të vërtetë muhamedane. Qartë shihet. E mbrojë Aidin, dhe shumë e shumë të tjerë sikur ai, sepse pas tyre qëndron e mira, ata janë lulet e kësaj Toke që njerëzorëve u japin aromë.
Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të kesh një jetë të lumtur?

Categories

Archives