Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ai që i numëron (mëson) këta emra të Tij, do të hyjë në Xhennet


Ai që i numëron (mëson) këta emra të Tij, do të hyjë në Xhennet


 

Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik thotë:

-“Allahu ka emrat më të bukur (mirë), prandaj Atë thirreni me ta” , (El-A’ëraf, 180)

– “Thuaj: “Thërrisni: Allah ose thërrisni Er-Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (prej këtyre dy emrave), emrat e Tij janë më të bukurit…”, (Isra’ë 110)

– “Ai është Allahu, nuk ka zot tjetër pos Tij. Atij i takojnë emrat më të bukur”

(Ta-Ha, 8)

– “Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formëdhënësi. Të Tij janë emrat më të bukur.” (El-Hashr, 24)

Transmetohet nga Ebu Hurejra të ketë thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: “Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një, Ai është tek dhe e do tekun. Ai që i numëron (mëson) këta emra të Tij, do të hyjë në Xhennet. Allahu është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, Ai është: i Gjithëmëshirëshmi (Falësi i të mirave), Mëshirëploti (i Mëshirshmi), Sunduesi, i Pastri (i Shenjti, i Shndritshmi), Paqedhënësi (i Pastri pa të meta), Siguruesi, Mbizotëruesi, Fuqiploti, i Gjithëfuqishmi, i Madhërishmi, Krijuesi, Filluesi, Formëdhënësi, Gjithëfalësi, Mposhtësi, Dhuruesi, Furnizuesi, Zgjidhjedhënësi, i Gjithëdituri, Shtrënguesi, Dhënësi (Çliruesi), Përulësi, Lartësuesi, Ngritësi, Nënshtruesi, Dëgjuesi, Vështruesi, Gjykuesi, i Drejti, i Buti, i Gjithinformuari, Përdëllimtari, Madhështori, Falësi, Mirënjohësi, i Larti, i Madhi, Ruajtësi, Ushqyesi, Llogarimarrësi, Fisniku, Bujari, Vigjëluesi, Lutjepranuesi, Gjithëpërfshirësi, i Urti, i Dashuri, i Lavdishmi, Ringjallësi, Dëshmuesi, i Vërteti, Përkujdesësi, i Forti, i Pathyeshmi, Mbrojtësi, i Falënderuari, Gjithënjohësi, Nismëtari, Rikrijuesi, Jetëdhënësi, Jetëmarrësi (Vdekjeprurësi), i Gjalli, i Përjetshmi, Kreatori, i Nderuari, i Vetmi, i Domosdoshmi (Strehimtari), i Fuqishmi, i Gjithëmundshmi, Përparuesi (Nismëtari), Paslënësi (Ai i Cili të vonon), i Pari, i Fundit, i Dukshmi, i Padukshmi, Udhëheqësi (Drejtuesi), i Gjithëlartësuari, Mirëbërësi, Pendimpranuesi, Ndëshkuesi (Ai që hakmerret), Mëkatfalësi, i Dhembshuri, Pushtetmbajtësi, Atij i takon madhështia dhe nderi, Drejtësidhënësi, Tubuesi, i Pasuri, Pasuridhënësi, Privuesi, Dëmsjellësi (Ai i Cili
jep dëmin), Dobiprurësi, Drita, Udhëzuesi, Shpikësi, i Përhershmi (i Amshueshmi), Trashëguesi, Frymëzuesi (Udhëzuesi në të mirë), Durimtari”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ngjarje e mahnitshme e Profetit ( salAllahu alejhi ue selem)
Tags:

Categories

Archives