Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ai që gdhin xhunub, në kohë të ftohtë, a bën të marri tejemmum?


Ai që gdhin xhunub, në kohë të ftohtë, a bën të marri tejemmum?


dheuAi që gdhin xhunub, në kohë të ftohtë, a bën të marri tejemmum?

Përgjigje:

Kur të jetë njeriu xhunub duhet të lahet, duke respektuar fjalën e Allahut: “Nëse jeni xhunub, atëherë lahuni”.
Nëse nata është e ftohtë dhe nuk mundet të lahet me ujë të ftohtë, e ka detyrim ta ngrohë atë ujë nëse ka mundësi, e nëse nuk ka mundësi ta ngrohë për shkak të mosgjetjes të ndonjë mjeti për ngrohje, në këtë rast merr tejemmum për xhunubllëkun dhe falet, ngase Allahu, azze ue xhel-le, ka thënë:”Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkatëve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni”.(el-Maide6).
Nëse merr tejemmum për xhunubllëk, ai me këtë është i pastër dhe me abdest përderisa nuk gjen ujë, e kur të gjej ujë, e ka detyrim të lahet.
Siç është vërtetuar në Sahihun e Buhariut nga hadithi i gjatë i Imran Ibën Husajnit, radijallahu anhu, në të cilin thuhet se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, pa një njeri që nuk u falte bashkë me njerëzit dhe i tha:-“Çfarë të pengoi?”- Tha:” Jam xhunub dhe nuk ka ujë”.-Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, i tha:-“Mësyja dheut dhe se ai të mjafton”.(Buhariu) Më vonë u erdhi ujë, e Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, i dha ujë dhe i tha:”Laju me këtë”.
Kjo aludoi se ai që ka marrë tejemmum, nëse gjen ujë e ka detyrim të pastrohet me të, pa marrë parasysh a ka marrë tejemmum për xhunubllëk apo vetëm për abdest.
Ai që merr tejemmum për xhunubllëk, ai është i pastër, përveç nëse bëhet prap xhunub ose gjen ujë. Duke u bazuar në këtë, themi, tejemmum pas tejemmumit për xhunubllëkun nëse e prish abdestin ose bëhet xhunub përsëri.

___________________________________________________________________________________
Shkëputur nga libri „Kushtet e fesë (pyetje dhe përgjigje mbi shtyllat e Islamit)”
Autor Muhammed el-Uthejmint (Allahu e mëshiroftë)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur dua të falem, kam frikë nga vdekja?!
image_pdf

Categories

Archives