Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ai është qe i përgjigjet nevojtarit kur ai e thërret

Ai është qe i përgjigjet nevojtarit kur ai e thërret

Allah
Kush është ai tek i cili strehohet i dëshpëruari, nga i cili kërkon ndihme fatkeqi, kane nevoje për te krijesat, pa ia nda e përmendin gjuhet, e adhurojnë zemrat, e Ai është All-llahu qe nuk ka te adhuruar tjetër përveç Tij. Është obligim imi e i yti qe Atë ta thërrasim ne vështirësi e bollëk, ne kënaqësi e parëndësi, te mbështetemi tek Ai ne fatkeqësi, te strehohemi tek Ai nga telashet te përkulemi ne pragjet e derës se Tij, duke iu lutur, duke qare, te nënshtruar e te penduar, me ç’rast do te vie ndihma dhe mbështetja e Tij, do te shpejtojë shtegdaljen e Tij, do te zbresë fitorja nga Ai “Ai është qe i përgjigjet nevojtarit kur ai thërret”(Kur’an) e do te shpëtoje i zhyturi dhe do e vije ajo qe ka munguar, do te shërohet i sprovuari, do te ndihmohet i persekutuari, do te udhëzohet i humburi, do te shërohet i sëmuri, do t’ia dale i pikëlluari “E kur hipën ne anije e thirren All-llahun me sinqeritet”(Kur’an).

Unë nuk po t’i sjelli këto lutjet me te cilat do ta largosh mërzinë, pikëllimin e dëshirimin, por te udhëzojë ne librat e sunnetit qe ta mësosh predikimin fisnik e me to ta lutesh Atë, ta thirresh dhe t’i shpresosh, e nëse e gjen Atë ke gjetur çdo gjë, e nëse e humb besimin ne Te, ke humbur çdo gjë. Ta thirresh Zotin tënd do te thotë ta adhurosh Atë, t’i bindesh Atij e kjo do te te shpie ne te kërkuarën, e robi i Tij e përsosë artin e te luturit i vetëdijshëm qe te mos mërzitet, te mos shqetësohet e te brengoset; te gjithë litarët do te këputen pos litarit te Tij, e Ai është afër, dëgjon dhe përgjigjet, i përgjigjet te dëmtuarit kur ai e thërret. Ai te urdhëron ty e i je i varfër, i dobët e i nevojshëm, kurse Ai është i Pasur, i Forte, Një, i Lavdëruar, ta thirresh: “Me thirrni Mua, do t’iu përgjigjem”(Kur’an). Kur te godasin telashet dhe te dhembin pakënaqësitë, behu këmbëngulës ne te përmendurit e Tij, thirre me emrin e Tij, kërkoj ndihmën e Tij, fitoren dhe mbështetjen, bëre qull ballin tënd duke e shenjtëruar Emrin e Tij, kështu qe te arrish ne kurorën e lirisë, detyroje veten tende ne adhurim ndaj Tij, te arrish ne medaljen e shpëtimit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Përvojë pozitive

Shtrij duart, ngriti shuplakat, lëshoje gjuhen, shpeshtoi lutjet, kërko shume, insisto dhe ngul këmbe, prite mirësinë e Tij, fitoren e Tij, përmbaju Atij, kthehu kah Ai fuqishëm, qe te bëhesh i lumtur e te shpëtosh.Aid el Karni

Tags:

Categories

Archives