Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ahmeti: Unë mund dhe ta prishi çështjen e emrit


Ahmeti: Unë mund dhe ta prishi çështjen e emrit


“Në rast se nuk jam unë ai i cili mund ta zgjidhi këtë problem, mund të jem unë ai që mund ta prishi keq këtë problem, u shpreh në ‘Rruga drejt…’,  Ali Ahmeti, derisa përgjigjej në pyetjen se si do ta zgjidh çështjen e emrit derisa ai dhe subjekti i tij nuk janë faktor që mund ta zgjidhin këtë çështje.

ahmeti

Ahmeti me këtë rast tha se shqiptarët janë shtetas të këtij shteti, janë me tapi në këtë shtet dhe të interesuar se si do zgjidhet çështja e emrit.

Cilat janë efektet e vizitës suaj?

“Nuk e kemi bërë për të treguar lidership në fushën e diplomacisë e as për ti marrë bukën ministrit të jashtëm. Nuk kam bërë prapaskena për ti bërë dëm vendit tim Republikës së Maqedonisë.  Kam kërkuar, se tani  është momenti për tu ulë në tavolinë, dhe palët të mos dalin nga dhoma pa mos arritur një marrëveshje. Tani jemi më afër se kurë. Para 5 vjetëve pala maqedonase nuk ka dashur as të dëgjoj, derisa tani çështja është më ndryshe”
Ahmeti gjatë debatit tha se nuk ka ndërmend të ngrejë flamurin e bardhë, ai do të luftoj deri në zgjidhjen e këtij kontesti, vetëm e vetëm për ti hap rrugën procesit euro-integrues të vendit.

Fundi i dhjetorit do të jetë koha kur do të shihen rezultatet e para të ofensivës diplomatike të Ahmetit.

Çka në rast se nuk ka  rezultate, ne kemi pritur shumë dhjetorë…?

“Puna po bëhet për gjetjen e një zgjidhje, një kompromis. SË pari duhet përgatitur opinioni maqedonas. Në të kundërtën vendi do të shkoj drejt izolimit, atëherë komuniteti ndërkombëtarë masat e para do ti ndërmerr në drejtim të ndalimit të kredive dhe fondeve tjera”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zgjatet pushimi i lindjes

Kokëfortësisë së Gruevskit shqiptarët ti përgjigjen me pasaporta shqiptare?

“Në rast se nuk ka zgjidhje, shqiptarët do të marrin pasaporta shqiptare, sikurse që maqedonasit janë pajisur me pasaporta bullgare”, deklaroi Ahmeti.

“Marrëdhënie ideale mes BDI-së dhe VMRO-së nuk ka, ka  mospajtime,  ka debate, por ka edhe kompromis, ka  edhe dialog” , tha Ahmeti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare?

“Marrëdhënie ideale mes BDI-së dhe VMRO-së nuk ka, ka  mospajtime,  ka debate, por ka edhe kompromis, ka  edhe dialog” , tha Ahmeti, për të shtuar se zgjedhjet e parakohshme nuk ofrojnë zgjidhje.

“Ne mendojmë që zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje, por duhet të punojmë që problemet me të cilat ne përballemi të gjejnë një zgjidhje. Por në qoftë se thellohet kriza në dhjetor, atëherë mund të shqyrtohet pozicioni i BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

Ahmeti  në ‘Rruga drejt…’, u shpreh se është ai i cili ka kërkuar që Ligjet për mediat të shtyhen për në dhjetor.

“Kam kërkuar që ligjet për mediat të shtyhen për në dhjetor dhe të dialogohet me gazetarët”.

image_pdf

Categories

Archives