Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agopunktura është mjaft efikase ndaj dhimbjes së kokës

Agopunktura është mjaft efikase ndaj dhimbjes së kokës

Agopunktura efikase për cefalinë kronike

akupunktura
Agopunktura është mjaft efikase ndaj dhimbjes së kokës , si dhe ndaj cefalinë, për shkak të tensionit. Duket se teknika e vjetër orientale ka arritur të eliminojë plotësisht frekuencën e krizave të kokës. Ky është përfundimi i një studimi gjerman, të publikuar në

“ British Medical Journal”, i realizuar te mbi 270 pacientë, ku 74% e tyre ishin gra.

Përfundimet e arritura nga ekipi i drejtuar nga Dieter Melchart e Klaus Linde, profesorë pranë universitetit të Monakos, janë të njëjta, si në rastin kur teknika e vjetër kineze përdorej me përpikmëri, ashtu dhe kur bëhej ndonjë lëshim nga rregullat.

Nga analizmi i të dhënave, studiusit kanë arritur në përfundimin se kjo teknikë është mjaft efikase për eliminimin e dhimbjeve të kokës, edhe në rastin kur nuk zbatohej me përpikmëri në vendet tradicionale. Falë teknikës, numri i ditëve me dhimbje koke është eliminuar në 7,2 ditë te grupi që trajtohej me teknikën tradicionale dhe 6,6 me teknikën minimale të agopunkturës dhe 1,5 tek ata që nuk trajtoheshin fare me këtë metodë. 

Të gjithë janë ndjekur për një periudhë prej 8 javësh dhe në total ishin 195 pacientë që kuroheshin me dy format e agopunkturës. Përmirësimi i arritur ka patur efekt pas disa muajsh trajtimi me metodën tradicionale kineze.

Categories

Archives