Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjëroni do të jeni të shëndetshëm !



Agjëroni do të jeni të shëndetshëm !

agjerimi i
Agjërimi është institucion i edukimit shpirtëror dhe muaji i Ramazanit është periudha e lulëzimit të vlerave shpirtërore dhe humane.“Agjëroni do të jeni të shëndetshëm”(hadith). Ja, kjo thënie e, Muhammedit sal-lallahu alejhi ue selem, tij mbi 14 shekuj, sot po vërtetohet nga shumë eksperimente të bëra që qendrat mjekësore botërore. Është i madh numri i mjekëve më renome botërore, të cilët vërtetojnë efektet mahnitëse të agjërimit në organizmin e njeriut. Do të citojmë vetëm disa prej tyre: Dr. Alexis Carrel (Fitues i çmimit Nobël në mjekësi – 1940),në librin e tij “L’homme, cet inconu” – (Njeriu, ky i panjohur), thotë: “Gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen më të reja, kështu ndodh një ripërtëritje në trup.”

Mjeku zvicëran Barsilius ka shkruar së dobia e urisë në mjekimin e disa sëmundjeve e kalon shumë here dobinë e përdorimit të barnave medicinal. Ndërsa mjeku Hilab ua ndalonte ushqimin të sëmurëve të tij për disa ditë më radhë dhe vetëm pas kësaj fillonte t’u jepte porcione ushqimore të lehta.