Wednesday, 26/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjerimi perfitues i madh shendetesor thone shkencetaret



Agjerimi perfitues i madh shendetesor thone shkencetaret

Agjërimi mund t’i bëjë qelizat tona më elastike ndaj stresit. Kështu thonë shkencëtarët të cilët kanë qenë duke studiuar përfitimet shëndetësore të agjërimit për disa vite.

Shkencëtarët kanë konstatuar se qelizat tona të trupit mund të performojnë mirë edhe nën kushtet e rënda të agjërimit dhe urisë.
Kështu që, një grup i mjekëve dhe shkencëtarëve, kanë dashur të dinë nëse agjërimi bën që qelizat tona të jenë më elastike për t’u dëmtuar në mungesë të humbjes së peshës, dhe a varen këto përfitimet e agjërimit nga stresi i përkohshëm që agjërimi e shkakton në qelizat tona?

Shkencëtarët kanë qenë në kërkim të përfitimeve të mundshme shëndetësore nga agjërimi për vite me radhë.

Një teori e re sugjeron që përfitimet shëndetësore nga agjërimi janë të lidhura me rënien e sheqerit në gjak që rezulton nga agjërimi, dhe që bën që qelizat tona të punojnë më shumë për të shfrytëzuar format e tjera të energjisë, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit të cilët kishin agjëruar vazhdimisht në jetën e tyre u raportua se kishin jetuar më gjatë dhe ishin më të shëndetshëm në moshën më të vjetër.





Këto përfitime anti-plakje janë parë edhe në kafshë të cilët janë vënë në një agjërim të detyrueshëm, me rotacion mes ditëve të ngrënit normal dhe ditëve kur kaloritë ishin të kufizuara. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar edhe disa efekte të mira të agjërimit në njerëz.

Çfarë nuk është ende e qartë, megjithatë, është arsyeja pse agjërimi ka një përfitim në luftën ndaj plakjes? Kjo pyetje është bërë e komplikuar për shkencëtarët në të gjitha rastet.

Përfitimet shëndetësore nga agjërimi janë gjithashtu edhe humbja e peshës, për ata të cilët vuajnë nga mbipesha.