Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjërimi në udhëtim


Agjërimi në udhëtim


 

Dispozitat e fesë sonë janë të thjeshta, tolerante, përçuese të fjalët së Allahut të madhëruar: “Dhe Ai nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi” (El Haxh, 78)
“Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësi për ju” (El Bekare, 185)

Ngaqë udhëtimi në përgjithësi ka vështirësi dhe nga qenia e tij pjesë dënimi, Allahu e lehtësoi dispozitat e tij. Prej këtyre tolerimeve është prishja e agjërimit në ditë Ramazani. Ky lehtësim është i pëlqyeshëm, sepse profeti (a.s ) thotë: “Nuk është prej të bindurit agjërimit në udhëtim.”

Ky lehtësim është për të gjithë, si për atë që gjen vështerësi në udhëtim ashtu dhe për ata që udhëtojnë në kushte komode e që udhëtimin e kanë kënaqësi dhe argëtim, pasi gjykimi është për rastet më dominuese.

Nga këto dispozita të lehta kuptojmë sesi i merr në kondideratë feja jonë e lartë kohët, situatatm, me tolerance, mëshirë duke i obliguar njerëzit me atë që munden. Jemi të kënaqur që Allahu është Zoti ynë dhe islami feja jonë dhe Muhamedi profeti ynë.

Aisha trensmeton se Hamza ibn Amru El Eslemeij (Allahu qoftë i kënaqur me të) i tha profeti (a.s) A të agjëroj në udhëtim? (ishte prej njerëzve që agjëronte shumë) i tha profeti (a.s) Po deshe agjëro dhe po deshe ha.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Sahabët e dinin që feja jonë e mëshirshme e lejoi prishjen e agjërimit veçse për t`i mëshiruar. Hamza El Eslemij posedonte durim dhe fuqi për të agjëruar; e donte hajrin dhe agjëronte shumë, prandaj e pyeti profetin (a.s) a të agjëronte në udhëtim? Profeti (a.s) e la të zgjidhte midis agjërimit dhe të ngrënit (prishjes së agjërimit) I tha: “Po deshe agjëro, dhe po deshe ha (prishe agjërimin).

Një shkrim tjetër i dobishëm  NË KOPSHTIN E RAMAZANIT!

Çfarë përfitojmë nga hadithi:

1. Prishja e agjërimit në udhëtim është lehtësim, pasi në përgjithësi ai pritej të jetë i vështirë.

2. Të zgjedhurit midis agjërimit dhe prishjes së tij për personin që posedon fuqi, force për të agjëruar. Këtu kihet për qëllium agjërimi i Ramazanit, gjë që e sqaron më shumë hadithi i nxjerrë nga Ebu Davudi dhe El Hakimi se Hamza Ibn Amru tha: – O i dërguari i Allahut, unë kam deve, udhëtoj me to dhe i jap me qera.
Mund të qëllojë që ky muaj – ka për qëllim Ramazanin- të më gjejë të fuqishëm dhe ta shoh veten që e kam më të lehtë të agjëroj sesa ta shtyj (vonoj) e ta kem borxh. I tha profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Azgjidh kë të duash prej tyre o Hamza.

Enes Ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha: Udhëtonin me profetin (a.s) . As agjërusi nuk e qortonte personin që hante (që e prishte agjërimin), as ky i fundit atë që agjëronte.

Sahabët udhëtonin me Profetin (a.s). disa prej tyre hanin, disa agjëronin dhe profeti (a.s) nuk e kundërshtonte asnjeren pale; sepse agjërimi është origjina, ndërsa prishja e tij është lehtësim. Kush e lë lehësimin nuk qortohet. Prandaj askush nuk e qortonte njëri – tjetrin.

Çfarë përfitojmë nga hadithi:

1. Lejimi i prishjes së agjërimit në udhëtim.
2. Konfirmimi i agjërimit të sahavëve dhe prishjes së tij nga ana e profetit (a.s) gjë që argumenton se të dyja çështjet janë të lejuara.

Abdulganij El Makdisij

Categories

Archives