Tuesday, 12/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjerimi mjekon

Agjerimi mjekon

Agjërimi ndihmon në luftën kundër kancerit dhe forcon efektin e trajtimit, pohojnë shkencëtarët në revistën “Science Translational Medicine”.

Studimi i tyre ka treguar se si agjërimi ngadalëson rritjen dhe përhapjen e tumoreve dhe madje shëron disa forma të kancerit në kombinim me kemoterapinë.
Duket që qelizat e kancerit reagojnë ndryshe ndaj agjërimit nga qelizat normale. Në vend se të futën në gjendje të ngjashme me letargjinë, qelizat kanë vazhduar të ndahen derisa nuk kanë shkatërruar vetveten.

“Qelizat në njëfarë mënyre bëjnë vetëvrasje. Ajo çka shohim është që qelizat e kancerit tentojnë të kompensojnë mungesën e të gjitha atyre gjërave që mungojnë në gjak për shkak të agjërimit. Tentojnë, por nuk arrijnë”, ka shpjeguar udhëheqësi kryesor i hulumtimit, profesori Walter Longo nga Universiteti i Karolinës Jugore.
Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim do të ndihmojë në zhvillimin e terapive më efikase. /PK/.

Categories

Archives