Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjërimi, lukthi dhe zorrët


Agjërimi, lukthi dhe zorrët


agjerimi zorret
*Lukthi
Lukthi shfrytëzon kohën e agjërimit për tu pastruar vetveten nga papastërtitë e grumbulluara për të bërë të mundur një tretje më efiçiente. Kur rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton acid vazhdimisht, gjë që është e dëmshme. Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar dhe truri nuk nxit sekrecionet e stomakut. Kjo mënyrë pengon mos dëmtimin e lukthit, pra ai pushon dhe nuk grumbullohet acid tretës.

*Zorrët
Trupi dhe organet e sistemit tretës duhet të punojnë vazhdimisht, pa pushim. Edhe zorrët e shfrytëzojnë këtë kohë për të pastruar vetën nga papastërtitë. Zorrët, kanë një periudhe pushimi persa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve.

Pllakat Pajerit që ndodhen në zorrë, nën endodermë janë pjesë e sistemit mbrojtës, gjatë agjërimit bëhet revizionimi mbi to dhe njeriu bëhet më i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve që kalojnë në sistemin tretës. Gjatë Ramazanit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi. Dr. Dewey, Dr. Guelpa, Dr. Frumusan, Dr. Pauchet; janë disa nga mjekët që kanë kryer kërkime mbi agjërimin dhe kanë përdorur agjërimin më kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet.

Dr. Dewey këshillon pacientët e vet dhe njerëzit e shëndetshëm: “Hani 2 herë (vaktë) në ditë”. Prof. Dr. Pauchet i këshillon pacientët që do të operohen, të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe që të shpejtojnë mbylljen e plagës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun për infarkt

Categories

Archives