Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjërimi i dy ditëve në javë ndihmon kundër alzheimerit dhe parkinosnit

Agjërimi i dy ditëve në javë ndihmon kundër alzheimerit dhe parkinosnit

 

Studiuesit e Institutit Kombëtar për të moshuarit në Baltimor të Amerikës, kanë gjetur prova se agjërimi i dy ditëve në javë mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga ekspozimit i sëmundjeve të rënda si Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Profesori Mark Mattson, shef i laboratorit në Institutin Neurologjik, thotë se kufizimi i kalorive të marra ndihmojnë në mbrojtjen e trurit, por zvogëlimi i sasisë së ushqimit nuk është ndoshta mënyra më e mirë për arritjen e rezultateve të larta. Kjo më së miri arrihet duke hequr dorë nga ushqimi herë pas here.

Studiuesi Amerikan, në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës në Vankuver, tha se koha është element shumë i rëndësishëm në këtë proces, duke shpjeguar se marrja e 500 kalorive në ditë përmes një sasie të madhe të perimeve dhe çajnave, për dy ditë në javë, ka arritur rezultate dobishme.

Kohë më parë studiuesit kishin zbuluar se dieta është recetë efikase për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme, por Mattson bashkë me kolegët e tij arritën në përfundimin se uria jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e shëndetit duke luftuar vdekjen e hershme, por lufton shfaqjen e sëmundjeve të rënda të tilla si Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Duhet përmendur se këtë metodë, të agjërimit të dy ditëve në javë, e ka përdorur edhe Pejgamberi Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjatë jetës së tij. Ai agjëronte të hënave dhe të enjteve, gjatë gjithë vitit. /PK/.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Surja el-Fatiha eshte ilaç për sëmundje

Categories

Archives