Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjerimi dhe sistemi kardiovaskular


Agjerimi dhe sistemi kardiovaskular


agjerimi sistemi kardiovoskular
Agjërimi ka një vlerë të madhe për shumë sëmundje të zemrës. 10 % e gjakut të pompuar nga zemra shkon në sistemin e tretjes gjatë procesit të tretjes dhe kjo sasi zvogëlohet gjatë agjërimit, sepse ne nuk kemi proces tretjeje gjatë ditës.

Kjo do të thotë më pak lodhje dhe më shumë qetësi për muskujt e zemrës, kështu që zemra gjatë ditës rrah 14 000 herë më pak. Hipertensioni, shkaktari kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara. R. Habbal dhe autorët nga Qendra kardiologjisë të Spitalit Univerzitar Ibn Roch në Kasablanka (Marok), në studimin ku janë përfshirë 72 femra dhe 27 meshkuj me hipertension ( shtypja e lartë e gjakut) vërtetuan një ulje sinjifikante të tensionit të gjakut gjatë muajit të Ramazanit. Kjo për arsye të natriurezës. Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizimi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me të ënjtura (edemat), ndihmon në uljen e vollumit të rritur të gjakut, bashkë më uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Po ashtu tensionin e gjakut e kuron edhe ulja e peshës trupore që shoqëron agjërimin. D. Shahid Ethar në një hulumtim të botuar në revistën amerikane ,,Jirir” përcakton së personi gjatë namazit të teravisë konsumon 200 kalori. Kështu, nëse agjëruesi i përmbahet një ushqimi normal, duke evituar teprimin në yndyra dhe sheqerna, do të gjëjë tek Ramazani mbrojtje për zemrën e tij dhe kurim për sëmundjen e saj. Ndërsa në një studim të paraqitur në konferencën e sëmundjeve të zemrës në Arabinë Saudite në shkurt të 1998, janë eksperimentuar mbi 86 të sëmurë më sëmundje të ndryshme të zemrës. 86% e tyre arritën të agjëronin tërë muajin e Ramazanit dhe vetëm 10 % u detyruan ta ndërprisnin atë disa ditë dhe në përfundimin e muajit, 78 % e tyre ndjejnë përmirësim të gjendjes shëndetësore, kurse 11 % e tyre ndjejnë të shtoheshin simptomat nga të cilat ankoheshin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dobitë e Kistit Indian

Categories

Archives