Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Agjërimi dhe shëndeti

Agjërimi dhe shëndeti

 

Një proverbë arabe thotë:“Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”kur njeriu nga mendjelehtësia refuzon agjërimin ai ka refuyuar vetveten e ti,sepse ka humbur sevapin,ka humbur shëndetin dhe kujdesin për organizmin e ti.

Një mjek rus e quajti agjërimin operacion pa bisturi(skallper).Falemderojmë Allahun që na fali shëndetin por mos të harrojmë se do të përgjigjet robi siç tha resulullahi a.sShëndetin para se të vie sëmundja” pra ta parandalosh sëmundjen përderisa je me shëndet. Helmet më të mëdha vijnë nga ushqimet me të cila ushqehemi.Ka thënë pejgamberi a.s : ”Ena me e keqe e birit te Ademit eshte barku i tij. Birit te Ademit i mjaftojne vetem disa kafshata per te jetuar.Nese kjo eshte pak per te, le t’a lere nje te treten e stomakut per ushqim, një të treten për pije, dhe një të treten për te marre fryme.” (Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.).Agjërimi pastron organizmin nga helmet ushqimore dhe mbetjet organike,rrit aftësinë trupore,përgatitë fizikisht çdo pjesë të trupit i jep energji e formatizon dhe i jep freski.Sot problem i obezitetit-trashësisë është bërë problem global,janë formuar shum organizata,fondacione për të luftuar dhjamosjen,por më kot kur njerzit nuk agjërojnë dhe nuk i përmbahen rregullave nga Kurani famëlartë. Fudajl Ibn Ijadi ka thënë: ”Dy gjëra e vdesin zemrën: të folurit dhe të ngrënit e shumtë.”Njeriu duhet të hajë me masë të caktuar dhe jo ta teprojë : hani dhe pini e mos e teproni, pse All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhnin).” (El-A`raf,31).Burim i shum sëmundjeve është të keq-ushqyerit apo ushqimi me tepricë dhe të ngrënit tej mase,shum të rinjë dhe të reja kanë pasur sëmundje që kan përfunduar dhe në sulme në zemër dhe probleme e çrregullime të organizmit.Agjërimi përmirson shëndetin,rregullon metabolizmin,rifreskon gjakun,indet,pastron organizmin nga toksiciteti,lanë tëmthin,lukthin-stomakun e pastron nga mbetjet e tepruara që e ngarkojnë tej mase.

Agjërimi e forcon njeriun shpirtërisht.Mendjen e rigjeneron,ngritë moralin,jep shpresë,të fut të mendosh për të tjerët dhe idenë të mendosh për të varfërin,për njerzit në luftra dhe që jetojnë në varfëri.Andaj në kuran thuhet : “Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”.( Bekare/184.)Resulullahi a.s tha : Hane syfyrin se në të ka bereqet të madh.Normal mjeksia spjegon se njeriu gjatë natës në gjumë lukthi-stomaku prodhon shum aciditet dhe insani kur ngrihet për të ngrënë syfyr konsumon dhe stabilizon organizimn me sabah.Iftari hahet  pas pastrimit gjeneral të helmeve ushqimore vjetore dhe ditore,ky pastrim bëhet gjatë këtij muaji dhe organizmi njeriut kthehet në origjinalitet,duke u pastruar nga mbetjet kemikale.

Reflekto!! revistat më prestigjioze botërore të shkencës e mjeksisë kan treguar vlerën që ka agjërimi për shëndetin dhe trupin e njeriut.Forcon kujtesën, pastron qelizat toksike nga trupi,largon nga epshet impulset e pa kontrolluara,eviton gastritin e mban trupin në formë. Muhamedi a.s. ka thënë: “Le të agjëroni se agjërimi është mbrojtje”. Mbrojtja është të shtrëngosh dëshirat e tua.ti qeverisësh ato.Kanti thoshte :” Personaliteti është autonomia e vullnetit”Agjërimi qeverisë emocionet spontane,e bënë njeriun më të matur që te punojë e veprojë për aspektet ndër-njerzore me maturi dhe dituri.Agjërimi ndihmon në mënyrë graduale në shërimin nga këto sëmundje :

1.      Sëmundjet e zëmrës-sulmeve kardiake dhe arteriosklerozën.

2.      Diabeti  nuk dëmtohen nga agjërimi ata që e kan diabetin, por ai i ndihmon në shërim.

3.      Agjërimi ndihmon për të shëruar astmën dhe sëmundjet e rrugëve të frymmarjes.

4.      Parandalon formimin e gurëve në veshka.

5.      Sëmundjet e mëlçisë,.agjërimi është provuar se ka fuqi t’i shërojë ato pa efekte anësore.

6.      Sëmundjet e lëkurës, veçanërisht alergjitë dhe ekzemat kronike.

7.      Hipertensioni e lartë të gjakut e shëron me të madhe.

8.      Ndalon sëmundjen e keqe kancerin

9.      Forcon psikologjinë dhe intelektin

10.    Agjërimi konsiderohet arma fillestare në mjekësinë e  parandalimit të sëmundjeve.

Sot harxhohen miljona euro për një shëndetsi të mbarë,janë bërë disa lloj preparatesh,ilaçesh për parandalimin e sëmundjeve nga më të ndryshmet,kur dihet se sëmundjet hynë nga portat ku kalon ushqimi,dhe kur agjërimi ka orarin dhe cenzurën ushqimore është vështirë të ketë  sëmundje ai trup njeriu.Humanus-njeriu parandaloi sëmundjen duke forcuar imunitetin e ti duke përdorur ushqime natyrale dhe jo artificiale,si dhe hante me censure  islame me dorën e djathtë si dhe duke qënë agjërues.

Ilaçet kanë efekte apo dëme anësore,kurse agjërimi përkundrazi që shëron nuk dëmton por vetëm rigjeneron dhe ngrit imunitetin e sistemet e pjesëve trupore të njeriut.Agjërimi ndikon në përmirisim e mushkrive,veshkave,pankreasit,ndikon në damarët e gjakut,qetëson organizmin.

Agjërimi  nxit efektin natriuretik,që lejon trupin të eleminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organzimi,e kjo çon në uljen e presionit shtypjes së gjakut.Ka efekt stabilizues në sistemin-nervor-qendrorë,rrit ndjeshmërinë zgjon impulset e vigjilencës dhe kreativitetit.

Agjërimi ndihmon sensorët e shijes,ul shqetsimet në sistemin trëtës,si dhe qetson gjendjen e ankthit.Agjërimi rrit disponimin,qetsinë shpirtërore dhe fizike,eliminon qelizat e shkatërruara dhe të dobëta.Gjitha këto të mira sjell agjërimi,po ne sa meditojmë rreth këtij ibadeti që është shpërblim dhe shëndet.

Për një shëndet të mirë :

1.Mjeku më i mirë është agjërimi

2.Humbe disa kile të tepërta që mund të bëheshin sëmundje për ty

3.Gjete qetësi shpirtërore dhe rregullim metabolizmi

4.Tani je një sportist me ushqime natyrale dhe han me orar

5.Syfyri të eleminoi aciditetin e prodhuar gjat natës

6.Iftari të jep ushqimin e pastërt dhe ushqimin shpirtërorë si dhe gëzim e disponim

7.Tani ke vitalitet dhe shëndet

8.Agjëro dhe absteno nga ushqimet e tepërta dhe teprica

9.Hemoglobina dhe tensioni rregullohen nga agjërimi yt

10.Fito shëndet fito xhenet dhe ku ka më selamet….!!

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Që të dalim fitimtarë nga Ramazani

Categories

Archives