Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjërimi dhe neuroadaptimi

Agjërimi dhe neuroadaptimi

agjerimi dhe neuroadaptimiAgjërimi ndihmon sensorët e shijes që të përshtatën më një nivel më të ulët të kripës që merret më ushqimin, kjo gjë i mundëson trupit të adoptohet më shpejtësi më një dietë të shëndetshme me më pak kripë. Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.

Gjatë agjërimit tajimi i hormoneve të gjëndrës hipofizave rritet, sepse ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinave dhe kolagjenit, i cili prodhon baraspeshën pozitivë të azotit. Agjërimi gjithashtu stimulon eritropoezen (prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut) dhe sintezën e kolagjenit. Gjatë agjërimit, namazit dhe përvojave të ndryshme shpirtërore në Ramazan, disa substanca të caktuara endogjene nëpërmjet trurit lirohen në organizëm. Këto substanca quhen opioide. Këto përfshijne ekefalinën dhe endorfinën, që janë përgjegjëse për eufori, qetësi, disponim dhe çiltërsi gjatë kësaj periudhe. Beta-endorfinet janë më aktivë. Këta janë 20 herë më të fuqishëm së morfina. Këta përveç që eleminojnë dhembjen, shkaktojnë ndjenjën e fortë të euforisë.

Po ashtu efekt i dukshëm i agjërimit është, së ka treguar që sëmundja e Alzhajmerit (demencë e hershme e truri), pa dyshim pëson përmirësim, si pasojë e efektit detoksifikues të agjërimit në sistemin nervor. Në një eksperiment të bërë më 3 grupe kaviesh. Një grup u la pa ngrënë, një grup më dietë të rreptë dhe i treti u la të hante sipas dëshirës. Tek grupet që u lanë pa ngrënë dhe ata më dietë të rreptë, përqendrimi i sheqerit dhe i insulinës, ishte më i ulët krahasuar më kaviet që ishin të lira të hanin sipas dëshirës. Të tre grupeve iu injektua lëndë toksike që dëmtonte qelizat e trurit, si pasojë shkaktohej sëmundja Alzhajmerit. Rezultati: Qelizat e trurit në kaviet që u lanë pa ngrënë u dëmtuan më pak së ato të kavieve më dietë apo të ushqyera normalisht.

Agjërimi kryen funksionin e kirurgut duk eliminuar prej trupit qelizat e shkatërruara dhe të dobëta. Uria që shoqëron agjërimin vë në lëvizje aparatet e brendshme të trupit duke konsumuar qelizat e dobëta për të përballur këtë uri, kështu që trupit i jepet rasti i volitshëm të rikthejë gjallërinë dhe aktivitetin e tij. Gjithashtu, agjërimi është mbrojtje për trupin prej shumë tepricave të dëmshme si për shembull: gurët, shtresat e mishit, gjëndrat dhjamorë, madje edhe për vetë plagët në fillimin e formimit të tyrë. Ai është sekreti i jetëgjatësisë. Po ashtu ka efekt antikancerogjen. Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Simptomat e kancerit të vezore të cilat duhet t’i dini madje edhe nëse jeni të reja

Kokëdhimbja që paraqitët në ditët e para të Ramazanit veçanërisht te konsumuesit e kafesë dhe duhanit, gjithashtu shoqërohet më humbjen e gjumit dhe më ndjenjën e urisë. Këtyre personave u këshillohet që të fillojnë t`i lënë kafene dhe duhanin dalëngadalë qysh para një ose dy javë para Ramazanit. Vendin e kafesë duhet ta zënë pijet pa kafeinë, si bli, çaj mali dhe pijë joalkoolikë. Niveli i ulët i sheqerit në gjak (hipogliçemi) shoqërohet më dobësi, marrje mendje, lodhje, dobësi në përqendrim, djersitje e shpejtë, dridhje (tremor), paaftësi për veprimtari fizike, kokëdhimbje, rrahje zemre e fortë.
Si shkak është marrja e bollshme e sheqerit në veçanërisht në syfyr në formën e karbohidrateve të rafinuara. Si përgjigje, trupi sekreton shumë insulinë, gjë që shkakton rënien e nivelit të sheqerit në gjak. Këtyre personave u këshillohet që në syfyr të marrin pak dhe në mënyrë të kufizuar ushqime më sheqer, të pinë lëngje.

Të agjërosh prej të ngrënit, të pirit, dëshirave tunduese, shikimeve provokuese, prej të folurit përgojues, shpifjeve, ofendimeve, sharjeve, prej të menduarit djallëzor, ndaj intrigave, komploteve e prapaskenave. Është pikërisht ky ridimensionimin i vlerave të karakterit njerëzor.

Nga Kur`ani famëlartë:
” O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm {2:183}.
(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (lë të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të. Mirëpo, po që së e dini, agjërimi është më i mirë për ju {2:184}.
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallët Kur’ani, që është udherrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj lë të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, lë të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu më këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë së u udhëzoi dhe që të falënderoni {2:185}.”

Categories

Archives