Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjërimi dhe metabolizmi

Agjërimi dhe metabolizmi

agjermi dhe metabolizmi
Agjërimi i Ramazanit mund të shërbejë si model i shkëlqyer për hulumtime të metabolizmit të njeriut dhe sjelljes së të ushqyerit. Ai ndihmon në fitimin e zakoneve të një ngrënie të rregullt, ndërsa edhe pse nuk është një strategji primare për rënien nga pesha, agjërimi prapë ndihmon.

Agjërimi, si shërim për shumë sëmundje e kanë vërtetuar mjekë më renome botërore si: Dr.Dexey, Dr.Guelp, Dr. Frumusan, Dr.Noman, Dr.Pauchet.
Pas një studimi të gjatë Dr.Noman ka vërtetuar së agjërimi gjatë Ramazanit shkakton një ngritje të shënuar të kolesterolit më densitet të lartë (HDL),,kolesterolit i mirë” dhe zvogëlon kolesterolin më densitet të vogël (LDL),, kolesterolin e keq”.
Studimi është përcjellë në 32 meshkuj të shëndoshë. Zvogëlimi sinjifikant ( 7,9 %, p < 0,001) në serum të koncentrimit të kolesterolit total dhe triglicerideve ( 30% , p< 0,001) gjatë muajit të Ramazanit është krahasuar më periudhen para agjërimit. Pas përfundimti të Ramazanit, serumi HDL kolesteroli është ngritur dukshëm ( 14,3 %, p < 0,001) dhe ka mbetur i ngritur niveli edhe për një muaj pas Ramazanit në krahasim më LDL kolesterolin që ka treguar zvogëlim sinjifikant (11,7%, p< 0,001).

Gjatë 20 viteve të fundit janë bërë shumë përpjekje nga shkencëtarët dhe agjërimi i Ramazanit është përdorur si model për shumë studime metabolike (Iraki et al, Ayabak el al, Husain et al, Malik et al, El Ati et al, Nomani et al, Sweileh et al dhe Malhotra et al, etj).
Shkencëtarët gjatë hulumtimit vërtetuan së gjatë agjërimit niveli i magnezit në gjak rritet. Magnezi ka efekt mbrojtës kardiovaskular dhe shërben për parandalimin dhe shërimin e sulmeve në zëmër. Ai përmban në vete cilësi antiplateletale dhe mbron nga përhapja e trombeve. Ka efekt stabilizues të membranës qelizore, që vepron në mardhënien e kaliumit dhe kalciumit në vendin membranor. Për këtë ai mbron nga disritmitë e zemrës dhe trurit. Agjërimi nëpërmjet efekteve të magnezit parapengon formimin e ateromave (pllakëzat e yndyrës, të cilat krijohen në enët e gjakut) dhe i zbërthen këto pllakëza, të cilat janë përgjegjëse për sulme në zëmër dhe tru. Magnezi rrit aktivitetin fibrinolitik të gjakut, i cili çon në parandalimin dhe krijimin e kolagulëve të gjakut.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Lodhja e syve

Agjërimi po ashtu ka efekt kryesor në kurimin e sëmundjes artritis urica (gihit) ose a.q.,, sëmundja e mbretërve”, sëmundje kjo e cila ndodh nga ngrënia e tepërt, sidomos e mishit. Shkaku është defekti që ndodh në grumbullimin e proteinave të ndodhura në mishra, sidomos në mishin e kuq, gjë që çon në grumbullimin e acidit të urinës, sidomos në nyjën e gishtit të madh të këmbës. Gjatë prekjes së nyjës më këtë sëmundje ajo ënjtët dhe skuqët dukë u shoqëruar më dhimbje të mëdha. Ndoshta masa e kripërave në urinë mund të rritët e pastaj të grumbullohet në veshka dukë formuar gurë.
Pakësimi i masës së ushqimit është kurimi kryesorë i kësaj sëmundje shumë të përhapur.

Agjërimi, pa e tepruar është mjeku më i aftë dhe më i lirë. Ai çon në uljen e peshës, më kusht që ta shoqërojë normaliteti në sasinë e ushqimit në kohën e iftarit dhe njeriu të mos e fryjë lukthin më ushqim e lëngje pas agjërimit. Vetë profeti Muahmmedi sal-lallahu alejhi ue selem e fillonte iftarin më disa kokrra hurma ose më pak ujë e pastaj ngrihej dhe falte namazin e akshamit. Kjo është tradita dhe metoda më ë mirë për atë që agjëron, që ndërpritet nga ushqimi e lëngjet për orë të tëra. Sheqeri i gjetur në hurma i sjell njeriut ndjesi ngopjeje, pasi gjaku e thith shumë shpejt e në të njëjtën kohë i jep trupit energjinë e nevojshme për të vazhduar aktivitetin e mëtutjeshëm. Por nëse fillon ngrënien pas një urie të gjatë dukë ngrënë mish e bukë, atëherë tërë këto ushqime duan një kohë të gjatë të tretën e një pjese e tyre të shndrrohen në sheqer që si rrjedhim njeriun ndihet i ngopur. Kështu që njeriu vazhdon të mbush lukthin e tij mbi masë, dukë menduar se ai akoma është i uritur.

Categories

Archives