Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjerimi dhe dobitë psikologjike të agjërimit

Agjerimi dhe dobitë psikologjike të agjërimit

agjerimi dhe psikoligjia

Agjërimi nuk shëron vetëm sëmundjet e trupit, por ai është edhe një kurim i mirë psikologjik.
Tom Bernez, student që ka provuar të agjërojë pa pasur asnjë lidhje më islamin thotë:,, Unë e konsideroj agjërimin më shumë si eksperience të thellë shpirtërorë, së sa truporë. Megjithëse fillova të agjëroj për të ulur peshën e tepërt, e kuptova që ai është shumë i dobishëm edhe për aktivitetin ë trurit. Agjërimi ndihmon si në mënyrën e të menduarit, në lindjen e ideve të reja, ashtu edhe në përqendrimin e ndjenjave. Nuk kishin kaluar shumë ditë nga fillimi i agjërimit në strehimin shëndetësor,,Bulling”, kur ndjeva që po kaloja një gjendje lartësimi shpirtëror të paimagjinueshëm. Tani e bëj një gjë të tillë disa herë në periudha kohore nga një deri në gjashtë ditë.
Në fillim qëllimi ishte të pastroja trupin nga shëndeti i tepërt, por tani agjëroj për të pastruar edhe shpirtin tim nga tërë të metat që kanë ngecur në të gjatë tërë jetës sime, sidomos pasi shëtita nëpër botë për disa muaj dhe pashë padrejtësitë në të cilën jetojnë shumë njerëz. Ndiej së jam përgjegjës në një mënyrë apo tjetër për atë që u ndodh atyre, kështu që agjëroj si falje për këtë. Kur agjëroj më ikën tërë dëshira për ushqimin i tërë trupi ndien një rehati të madhe. Ndiej që shpirti im largohet nga ndjenjat e këqija si: lakmia, xhelozia, dëshira për sundim. Gjithashtu, ndiej të largohen edhe disa gjëra që më ndjekin pas si: frika, luhatja, ndjenja e mërzisë. Tërë këto nuk i ndjejë të ndikojnë tek unë gjatë agjërimit dhe gjej një mirëkuptim të mrekullueshëm më tërë njerëzit gjatë tij”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Studim: 10 faktet shokuese rreth homoseksualizmit dhe LGBTI-së !

Gjatë agjërimit trupi ka një periudhë pushimi të plotë nga e cila përfiton në mënyrë të shpejtë. Agjërimi ndihmon në mënyrë efektive në shërimin e shqetësimeve psiqike dhe të atyre erotike, forcon vullnetin e agjëruesit, sensibilizon e zbut ndjenjat e tij, i forcon dashurinë ndaj të tjerëve dhe e largon nga grindjet, ngacmimet dhe tendecat për veprime agresive ndaj të tjerëve, i kalit atij ndjenjën e shpirtmadhësisë. Ai na ofron mundësinë që t`I akordojmë natyrës dhe karakterin tonë dhe njëkohësisht të zhvillohen tek ajo cilësitë e durimit, ekuilibrit, kontrollit dhe vetëpërmbajtjes. Në këtë mënyrë agjërimi forcon dhe mbështet personalitetin e njeriut, e bën atë më të fortë për të përballuar problemet dhe vështirësitë e jetës. Të gjitha këto, pa asnjë dyshim, pasqyrohen në mënyrë të vetvetishme në shëndetin e njeriut. Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në kualitetin e jetës edhe është shkak potencial për shumë sëmundje.

Categories

Archives