Thursday, 16/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjërim në burg



Agjërim në burg

Zoti e pastë mëshiruar!

Agjërim në burg…
Hafiz Sabri Koçi tregon për jetën fetare dhe Ramazanin, se si përpiqej edhe në burgjet komuniste.
“Kishte plot raste kur i burgosuri vishej e mbathej për të dalë nga burgu dhe në çastin e fundit ai, “në emër të popullit” arrestohej, i vinin hekurat dhe e kthenin sërish në qeli. Ky ishte parimi i burgut tonë. Në qoftë se një njeri hetohej se ishte nën ndikimin tim, se agjëron ose kryen ndonjë obligim fetar, i bëhej presion dhe ai detyrohej të pranojë dhe menjëherë më thërrisnin mua. Më thoshin: “Ç’është ky agjërim e propagandë që bën kundër partisë tonë?”
Hetuesi ishte një djalë i ri, operativ. I thashë:
-Ti flet pa baza, nuk di se kujt i thonë Ramazan, askurrgjë. Prandaj më parë pyet se çka është Ramazani, atëherë besoje se është e vërtetë, apo jo?
-E çka është?- më pyeti.
Unë i thashë: -Të rrish 24 orë pa ngrënë. A ta merr mendja se agjëron dikush?
Më tha: -S’e besoj!
– Atëherë hajt udhë e mbarë.
Gjithnjë kam pasur shpresë në Zotin xh.sh., se do të lirohem, por me mëshirën e komunistëve kam thënë se nuk do të lirohem kurrë. Edhe pse u mbushën gati 22 vjet, kisha ende frikë se po m’i shtojnë edhe 10 vjet të tjera.”









Categories

Archives