Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Agimi i Artë” kërcënon me luftë Shqipërinë


“Agimi i Artë” kërcënon me luftë Shqipërinë


Një ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të “Agimit të Artë”, të cilët ishin të dielën në Himarë. Pranë varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas deklaroi se “Agimi i Artë” nuk do te ikë nga Himara deri ne çlirimin e saj.

agimi i arte

Në varrin e Aristotel Gumës përfaqësuesi i “Agimit të Artë” përshëndeti në emër të kryetarit të partisë neonaziste greke, Nikos Mihaloliakos dhe deputetit Kristos Papas, që qeveria shqiptare e ka shpallur “person non grata”, por që siç tha ai, me shpirt ndodhet në Himarë, transmetojnë mediat shqiptare.

Sipas përfaqësuesit të neonazistëve grekë, Aristoteli u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Sakrifica tragjike tregoi se ai me të drejtë ai quhet grek kurse vrasësit e tij, quhen “tiranë”.

Ai vazhdoi duke thënë se “Është e shkruar që gratë e Himarës të lindin heronj dhe që kjo tokë të pranojë në gjirin e vet trima. Si njerëz na vjen shume keq për humbjen e një djali të ri, ndërsa si grekë mbajmë thellë në zemër kujtimin e tij. Keqbërësit që i morën jetën, nuk do munden të dëmtojnë emrin e tij që do mbetet i pavdekshëm. Ai humbi jetën e tij për të fituar lavdinë e përjetshme”.

Në përfundim përfaqësuesi i partisë së ekstremit të djathtë grek deklaroi: “’Agimi i Artë’ nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi, por përulet para varrit të këtij trimi dhe betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e çlirimit. Rroftë kombi!”. /Telegrafi/ 

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Sulm në marinën amerikane, 4 të vdekur

Categories

Archives