Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agani: Reforma në shëndetësi po bllokohet nga persona të PDK-në


Agani: Reforma në shëndetësi po bllokohet nga persona të PDK-në


Agani: Reforma në shëndetësi po bllokohet nga persona të PDK-në

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka pranuar se persona të caktuar nga partia në pushtet, PDK, po tentojnë ta bllokojnë reformën në shëndetësi. Mirëpo, sipas tij – ata persona dështuan.

“Neni 41 e ka vështirësuar reformën, por ajo nuk ndalet. Bëhet fjalë për dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe bllokimin e tij”, ka thënë Agani në emisionin “Puls” të KTV-së.

Sipas Aganit gjendja në shëndetësi është drejt përmirësimit.

“Është miratuar ligji për shëndetësi , ligji për kontrollin e duhanit, ndërsa pritet ligji për sigurime shëndetësore dhe ligji për transplantimin e organeve”, ka thënë Agani, transmeton ORAinfo.

Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se reforma në shëndetësi ka dështuar pasi që, sipas tij, sistemin shëndetësor po e bojkoton PDK-ja.

Aliu me këtë rast i ka bërë thirre ministrit Agani që ta jep dorëheqja ngase “puna e këtij ministri po bllokohet nga PDK-ja”. /kohaislame

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Rrezatimet nga kompjuteri janë më të dëmshme për lëkurën

Categories

Archives