Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agani përsërit: Çështja e shamisë në shkolla, punë e kryer


Agani përsërit: Çështja e shamisë në shkolla, punë e kryer


agani
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se kjo parti, që nga themelimi i saj është angazhuar për një shtet të drejtë, ku respektohen të drejtat dhe liritë e çdo individi.

Ferid Agani, gjatë një takimi me banorët e fshatit Stanoc i Ultë i Vushtrrisë, ka shpalosur objektivat e kësaj partie, për katër vjetët e ardhshme.

I pari i PD-së ka kërkuar nga qytetarët e Vushtrrisë, por edhe të mbarë Kosovës, që në zgjedhjet e 8 qershorit të votojnë njerëzit, siç ka thënë ai “të drejtë, profesionistë që në vete përmbajnë integritet të lartë moral e etik”, duke shtuar se këto vlera janë pjesë e programit të partisë që ai drejton.

Ai edhe njëherë ka qartësuar se nga shtatori nuk do të ketë shkelje të lirive dhe të drejtave të asnjë individi në vend, duke iu referuar vajzave që bartin shami, pasi që sipas tij, “kjo punë ka marrë fund” dhe se tashmë ekziston marrëveshja politike e nënshkruar me kryetarin e PDK-së.

Ndërsa, kryetari i PD-së në Vushtrri, që njëherësh është edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Abdullah Klinaku, ka potencuar se elektorati në këtë pjesë është i pajtuar që besimi i treguar më parë ndaj këtij subjekti politik të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi që ka bërë me dije se janë të mobilizuar dhe të vendosur për t’i çuar proceset përpara.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Të dënuarit me çip në trup!

Categories

Archives