Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agani: Ka ardhur koha e drejtësisë (VIDEO)


Agani: Ka ardhur koha e drejtësisë (VIDEO)


Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, në përmbylljen e fushatës parazgjedhore, të tri degëve të PD-së në Prishtinë, tha se ka ardhur koha që në krye të institucioneve lokale, por edhe shtetërore të vijnë njerëz me vlera fetare dhe kombëtare, të cilët luftojnë dhe mbrojnë liritë dhe të drejtat e tyre. Me këtë rast, Agani, ka ftuar të gjithë qytetarët e komunës së Prishtinës të votojnë asambleistët e PD-së më në krye, akademik Feti Mediun.

ferid agani prishtina

Agani ka pohuar se programi i Partisë së Drejtësisë është ndërtuar mbi parimet e drjetësisë dhe mësimeve të Zotit të madhërishëm, duke potencuar se do të punojnë të gjithë së bashku që ta ndryshojmë gjendjen e popullit tonë.  Ai paralajmëroi subjketet tjera politike në vend, se po afrohet koha e drejtësisë në Kosovë.

“Të gjithë do të dalim të fuqizuar nga ky tubim, me këtë të vërtetë dhe pasuri të madhe të shtetit të Kosovës. Që të gjithë të dalim nga kjo sallë unik dhe një. Që të gjithë së bashku ta paralajmërojmë fitoren e madhe. Ardhjen e kohës së re, ardhjen e drejtësisë në Kosovë, por jo çfarëdo drjetësie, por  drejtësi të zbatuar nga njerëz të drejtë. Që atë e bëjnë vetëm me drejtësi në emër të Zotit të madhërishëm”, ka pohuar ai.

Feti Mediu, bartës i listës së PD-së për asamblenë komunale në kryeqytet, para qindra të pranishmëve tha se të gjithë kandidatët që konkurrojnë për asamblenë komunale, janë të drejtë, llogaridhënës dhe profesionistë dhe kjo sipas tij, është arsyeja kryesore se pse të tillët duhet edhe votuar.

Ai tha se vetëm me drejtësi garantohet e ardhme e denjë dhe e sigurt për brezat që vijnë, duke u bërë të qartë prishtinasve se në dorën dhe ndërgjegjën e tyre mbetët që të pengojnë pseodovlerat që qeverisin në emërin e tyre.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Bashkësia Islame e Kosovës kërkon edukatë fetare në shkolla

“Nuk ka ardhmëri të lumtur afatgjate pa drejtësi dhe pa djersë. Mos lejoni që me votën tuaj të kontribuoni shkekjes së dinjitetit tuaj dhe akteve normative të shtetit të Kosovës. Me nurmin 70 ju bëheni faktor i ndryshimeve dhe kontribuoni për ndaljen e së keqës që po e kërcënon Prishtinën, duke shkatërruar identitetin kulturor, fetar, kombëtar e tradicional. Vetëm vota juaj për PD-së do të pengojë nëpërkëmbjen e vlerave tuaj morale dhe materiale”, ka pohuar ai.

Në këtë tubim të PD-së të fundit në Prishtinë, fjalë rasti mbajtën edhe deputetët e kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi dhe Jeton Svirca. Ndërsa me kërkesë të publikut një fjalë rasti mbajti edhe kandidatja për kryetare të Gjilanit nga radhët e PD-së Labinotë Demi-Murtezi, e cila në do cep të vendit po merr mbështetje të fuqishme për kandidaturën e saj. Me këtë rast u prezantuna 50 kandidatët për asamblenë komunale të Prishtinës.

 

Categories

Archives