Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Afrimet e shejtanit drejt zemrës


Afrimet e shejtanit drejt zemrës


zemra

Dije se shembulli më i mirë për zemrat e forta në të cilat dëshiron shejtani të depërtoj, ti përfitoj dhe ti mbizotëroj, dhe se kalaja mund të ruhet nga armiku vetëm me vënien e rojeve të forta në dyert, hyrjet dhe pikat e dobëta të saj, kështu që rojën e dyerve të saj nuk mund ta vrojtojnë ata që nuk e njohin.
Ruajta e zemrës nga pëshpëritjet e shejtanit është obligim. Meqenëse shejtani mund të refuzohet vetëm me njohjen e mirë e hyrjeve të saj, edhe njohja e tyre është obligim. Kalesat dhe dyert e shejtanit nuk janë asgjë tjetër vetëm se karakteristikat e njeriut, dhe ato janë të shumta.

Në dyert e mëdha të shejtanit bëjnë pjesë hidhërimi dhe epshi. Hidhërimi është helm për zemrën. Kur dobësohet ushtria e mendjes, sulmon ushtria e shejtanit: Kur do që njeriu hidhërohet, shejtani luan me të siç luan fëmija me top.

Në portat e tij të mëdha hyn edhe zilia dhe lakmia. Kur do që njeriu është lakmitar, lakmia e tij e verbëron dhe e gëlltit.

Drita e pamjes është ajo ku zbulohen afrimet e shejtanit. Kur zilia dhe lakmia e tij e rrethojnë njeriu më nuk sheh.
Atëherë shejtani e shfrytëzon rastin qe tek lakmuesit, çfarë do që të dëshiron e shpie, fillon ta mahnit, edhe nëse ajo gjë është e keqe dhe e shëmtuar. Ne lidhje me lakminë, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk janë dërguar dy ujq te uriturit dhe me të dëmshëm ndër bagëti se sa lakmia e njeriut për pasuri dhe krenaria për fenë e tij.” (Tirmidhi, 222/9, hasen – sahih)

Ne portat e mëdha te shejtanit bie edhe te ngrënurit e tepërt, edhe përkundër asaj se ushqimi do të jetë i pastër dhe hallall, për arsye se të ngrënurit e tepërt e forcon epshin, ndërsa epshet janë armët e shejtanit.

Në portat e mëdha të shejtanit bie edhe ngutja dhe mos lënia e kohës për ti shqyrtuar punët të cilat i kryen. Në këtë kuptim, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Mos nxitimi është nga Allahu, ndërsa ngutja është nga shejtani.” (Tirmidhi, 172/8, garib)

Në portat e mëdha të shejtanit bie edhe koprracia dhe frika nga varfëria. Ato nuk lejojnë që të ju harxhohet pasuria dhe të japin sadaka. Ato thërrasin në kursim, mbledhje dhe dënim të dhembshëm.

Në portat e mëdha të shejtanit bien edhe paragjykimet e shejtanit dhe mos toleranca, urrejtja ndaj kundërshtarëve (përfaqësuesve të medhhebeve tjera) dhe shikimi në ta me faj dhe poshtërim.
Kjo i shkatërron të gjitha së bashku edhe robërit e ndershëm edhe mëkatarët e rëndë, sepse ofendimi i të tjerëve dhe marrja me rrëfime për mangësitë e tyre, është njëra nga karakteristikat e lindura të mizorisë.

Në portat e tij te mëdha bien edhe mendimet e dyshimta. Allahu i Madhëruar thotë: O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat (El-Huxhurat, 12)

Nëse pyet: Çfarë është barni për refuzimin e shejtanit? Apo, mjafton për këtë ta kujtosh Allahun e Lartësuar (dhikër)? Apo, a mjafton vetëm të thotë njeriu se nuk ka forcë as fuqi përveç me Allahun?
Dije se shërimi për zemër shtrihet në hyrjet – portat e lartpërmendura, pastrimin e saj nga tiparet e urrejtura, sepse nëse nga zemra i largon këto tipare të urrejtura, shejtani në rrugën deri tek zemra do të ketë ndalesa, do ti nënshtrohet rreziqeve apo do të jetë i privuar nga siguria.

Një shkrim tjetër i dobishëm  DOBITE MJEKESORE TE AGJERIMIT NE RAMAZAN DHE DALLIMI MES AGJERIMEVE TJERA ( pjesa e II)

Qasja (të dhënurit pas epshit, dunjas etj.) së pari nuk i lejon përmendjen e Allahut të Madhëruar, sepse zemra e kujton Allahun sinqerisht vetëm kur të pastrohet nga karakteristikat e papëlqyera dhe në të mbjell frikë respekt. Përndryshe, nëse nuk ekziston kjo, atëherë ajo nuk është fjalë e zemrës, por e nefsit e cila nuk ka pronësi mbi zemrën, dhe se si e tillë nuk ka mundësi që me sukses ti kundërvihet fuqisë së shejtanit.

Më tutje, shejtani është sikurse një qen i uritur. Nëse – kur të afrohet- nuk ke në duar as bukë as qumësht, mjafton ti thuash ”Ik”, dhe vetëm zëri do ta dëboj. Megjithatë, nëse në duar mban mish, ndërsa qeni është i uritur, do të insistoj në mish dhe nuk do të mund ta dëbosh vetëm me fjalë. Ashtu është edhe zemra në të cilën nuk ka ushqim për shejtanin, ai do të ik nga ajo vetëm me përmendjen e Allahut!

Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Në zemër janë dy mendime: Njëri i cili vije prej melaqes, e inspiron për të mirë dhe e forcon të vërtetën, pra kush ndien diçka të këtillë ajo është prej Allahut më të Lartit dhe le ta falënderon Allahun, dhe i dyti, i cili vije prej armikut (shejtanit), e inspiron në të keq, e mohon të vërtetën dhe e ndalon të mirën, pra kush ndien diçka të këtillë, le ta lut Allahun që ta ruan prej shejtanit të mallkuar.” (Tirmidhiu)… El-Hasani ka thënë: “Do të thotë, këto janë, pikërisht, dy qëllime që e rrethojnë zemrën; njëra nga Allahu dhe tjetra nga armiku i Allahut (shejtani).

Zemra në esencë, sipas natyrës së lindur, është e gatshme që njëkohësisht ti pranoj ndikimet edhe nga melaqet edhe nga shejtani dhe nuk anon nga asnjëri nga ata më shumë se sa nga tjetri.
Ajo që e bënë atë të anoj kah njëra nga këto dy anë është shkuarja pas epsheve dhe dhënja përparësi qefeve, apo e kundërta; ndalja nga ato dhe kthyerja shpinën atyre. Nëse njeriu e pason atë që e kërkon hidhërimi dhe epshi, me to – përmes qefeve – udhëheq shejtani, ndërsa zemra e tij do të bëhet shtresë dhe tokë e përshtatshme e shejtanit për kullotje, sepse qefet janë kullotje dhe konvenime të shejtanit.
Në anën tjetër, nëse njeriu lufton kundër epsheve dhe nuk lejon që ato ta mbizotërojnë, por merret vetëm me udhëheqjen e melaqeve, zemra e tij do të bëhet vend ku zbresin dhe qëndrojnë melaqet.
Persekutimet e ndërsjella ndërmjet ushtrisë së melaqeve dhe ushtrisë së shejtanit, në betejë për zemrën, nuk ndalen, derisa njëra prej tyre ta përfiton zemrën dhe të gjen qëndrim në të, dhe ku para kësaj rënia e njërës mund të bëhet vetëm fshehurazi.

Shumicën e zemrave i kanë përfituar dhe i kanë prangosur shejtanët, andaj janë shumë mendime të cilat me pëshpërima thërrasin që më shumë të duhet kjo dunja e të lihet ahireti.

Autor: dr. Ahmed Feridi, Put vjernika

Tags:

Categories

Archives