Saturday, 22/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Afrim Blyta: Kush është vrasësi numër 1 i shëndetit tonë?

capture_1440602950-3988372

Nuk janë as sëmundjet e enëve të gjakut të zemrës ose trurit, e as kanceri, por sistemi shëndetësor vet, atë të cilën mjekët e quajnë vdekje iatrogjene (iatros-mjek, greqisht). Sa po e vrasin e sa po e shërojnë kompanitë farmaceutike pacientin?”, shkruan Prof. Assoc. Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër. Lexojeni në vazhdim shkrimin e plotë të tij.

Jemi dëshmitarë të sfidave në të cilat kalon sot pacienti nëpër institucionet e ndryshme shëndetësore e sidomos ato vendore.

Serialet në TV kabllore, që trajtojnë temat e mjekësisë i kanë mundësuar publikut të gjerë të njohin çka me të vërtetë ndodhë prapa dyerve në të cilat shkruan “Vetëm për personel shëndetësor”, të njohin sistemin i cili për publikun e gjerë gjithmonë ka qenë i mbuluar me vellon sekrete, që nga ditët e para të asaj që quhet mjekësi moderne. Por këto prezantime televizive kanë pak të bëjnë me realitetin e vërtetë brenda sistemeve ekzistuese shëndetësore.

Pas deklarimeve publike të mjekësisë moderne për suksese të mëdha, në të gjitha sferat, e vërteta është më ndryshe. Ndodhitë tragjike janë shumë shpesh realitet tejet i hidhur. Këtu fillon e ashtuquajtura zona e vdekjeve iatrogjene.

Por çfarë kuptojmë me këto vdekje?

Vdekjet iatrogjene nënkuptojnë vdekjet nga; medikamentet, gabimet mjekësore, sidomos ato kirurgjikale, infeksionet brenda spitalore, nga procedurat diagnostike dhe terapeutike. Ky numër i vdekjeve iatrogjene, brenda një viti në SHBA, si vend me dokumentim më të mire të praktikës mjekësore, është rreth 780.000. Më shumë vdekje brenda një viti, të shkaktuara nga dobësitë e sistemit “më të përkryer” shëndetësor në botë, se sa të gjithë amerikanët e vrarë në të gjitha luftërat e shekullit XX.

Industria e madhe farmaceutike “Big Pharma”

Kur kompanitë farmaceutike aplikojnë për regjistrim të medikamenteve të reja për treg, zakonisht aplikacionit i bashkëngjitet një grumbull i artikujve të publikuar mbi hulumtimet për efikasitetin e medikamentit në fjalë. E çka është më bizarja, si rregull, këto hulumtime janë të sponsorizuaranga vet kompania farmaceutike e cila aplikon për regjistrim. Dhe zakonisht çka ndodhë? Pas aprovimit dhe përdorimit masiv të medikamentit të ri dhe shumë premtues, fillojnë problemet te pacientët nga efektet anësore.

Afrim Blyta: Kush është vrasësi numër 1 i shëndetit tonë?

GAZETAEXPRESS E mërkurë, 26 Gusht 2015 17:26″Nuk janë as sëmundjet e enëve të gjakut të zemrës ose trurit, e as kanceri, por sistemi shëndetësor vet, atë të cilën mjekët e quajnë vdekje iatrogjene (iatros-mjek, greqisht). Sa po e vrasin e sa po e shërojnë kompanitë farmaceutike pacientin?”, shkruan Prof. Assoc. Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër. Lexojeni në vazhdim shkrimin e plotë të tij.

Që nga pas lufta në E-mail box tim pothuajse nuk ka ditë e të mos ketë paralajmërim nga FDA (administrata për ushqim dhe medikamente në SHBA, autoriteti më i madh botëror për medikamente) për efektet e reja anësore për medikamente tani më të lejuara për treg.

Këto efekte anësore nuk është se nuk paraqiten gjatë hulumtimeve klinike, por shumë shpesh mbulohen dhe fshehën nga institucionet zyrtare aprovuese si FDA në mënyrë që të lejohen dhe licencohen për treg.

Ajo çka është edhe më shokuese, është së shumë shpesh shkencëtarëve të institucioneve zyrtare aprovuese si FDA nuk ju lejohet publikimi i të dhënave nga ana e mbikëqyrësve të tyre. Kjo ndodhë për shkak të ndikimit të madh të grupeve të interesit dhe politikanëve të korruptuar të cilët pranojnë mbështetje të madhe materiale nga kompanitë e mëdha farmaceutike të ashtuquajturën “Big Pharma”.

Të paguarit e shkencëtarëve për hulumtime shkencore

Sot shkencëtarët me qira janë bërë skandal i vërtetë, aq sa revistat më prestigjioze shkencore para botimit të artikujve shkencor, insistojnë në publikimin e të gjitha lidhjeve eventuale ose konflikteve të interesit që mund ti kenë autorët e hulumtimit.

Këto praktika nuk i bëjnë shumë revista shkencore të cilat mbështeten vetëm në sinqeritetin dhe etikën e shkencëtarëve. Këtë e kanë kuptuar të gjithë aktorët e mëdhenj të “Big Pharma”, të cilët e dinë se publikimi i hulumtimit në revista prestigjioze vlen ari, se kur artikulli botohet, ja argumenti para FDA për lejimin e shitjes, e kjo sjellë profit të paimagjinueshëm.

Sot fatkeqësisht kufiri në mes të mjekësisë së mirëfilltë akademike dhe industrisë farmaceutike pothuajse nuk ekziston. Jo rrallë punimet shkencore shkruhen nga vet industria farmaceutike, e pastaj nënshkruhen nga doktor dhe shkencëtar eminent me etikë të diskutueshme.

Gati çdo ditë në zyrën time paraqiten prezantues të kompanive farmaceutike, me informata “të reja”, si rregull të faktuara me grumbuj të publikimeve në revista shkencore. Një gjë e tillë, edhe ndezë shumë lehtë, te një kategori e kolegëve të mijë, jo dyshues dhe jo mirë të informuar, të cilët fillojnë të përshkruajnë medikamente shumë shpesh edhe të rrezikshme.

Kontrolli mbi mjekët dhe edukimin mjekësor

Brengë edhe më të madhe e shoh ndikimin e “Big Phrama” në fakultete eminente të mjekësisë. Ato shpenzojnë shuma marramendëse në formë të donacioneve, mbështetjeve për hulumtime akademike, realizojnë kontrata fitimprurëse me profesor dhe doktor eminent, për projekte të ndryshme, sponsorizojnë takime, trajnime, seminare etj. Dhe gjithë kjo, në një formë ose në formë tjetër, ndikon në struktura vendim marrëse të cilat udhëheqin me plane dhe programe të edukimit të mjekëve të ardhshëm dhe mjekëve të rinj në specializim.

Shpëlarja e trurit vazhdon edhe pas përfundimit të specializimit! Ndikimi është aq i madh sa që edhe planet dhe programet e fakulteteve janë vetëm refleksion i interesit të “Big Pharma”.

Kjo shpëlarje e trurit ka shkuar aq larg sa mjekët sot besojnë së pacienti mund të trajtohet vetëm me medikamente. Asnjë fjalë për parandalim të sëmundjeve, për mënyrë të shëndetshme tëushqyerit dhe të jetuarit në këto plane dhe programe dhe kjo shumë qartë pse? Se atëherë nuk ka profit për industrinë farmaceutike.

Kompanitë farmaceutike shpenzojnë vlera të paimagjinueshme, me miliarda dollarë dhe euro, duke stimuluar, favorizuar, mbështetur dhe sponsorizuar mjekët për kongrese, konferenca, vizita farmaceutike, bile edhe për aranzhmane të ndryshme turistike dhe rekreative.

Në çdo takim të madh mjekësor, në çfarëdo niveli të jetë, mjekët janë të bombarduar me informata të kontrolluara. Do të dëgjohen ligjërata dhe prezantime nga doktor dhe profesor të mëdhenj e të paguar nga kompanitë farmaceutike, por pa u prezantuar si të tillë, duke përcjell porosi tejet influencuese në opinionin profesional mjekësor duke ndikuar kështu në mënyrë absolute në praktikat e përditshme mjekësore, e në interes të industrisë farmaceutike.

Të dhënat të besueshme referojnë se shtatë kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë, fitojnë më shumë se shtatë kompanitë më të mëdha të veturave, shtatë kompanitë më të mëdha të naftës ose edhe shtatë kompanitë ajrore më të mëdha të botës.

Ka edhe më keq se kjo!

Sot në TV kemi programe marketingu të drejtuara direkt shikuesit dhe pacientit potencial. Pamje të mrekullueshme, me aktor të bukur dhe të pashëm, japinpamje idilike, me porosi të përsosur, për efektin e ilaçit, ndërsa porosia e lënë në fund të reklamës, ajo për efektet anësore, aq shumë shpejtohet në lexim sa ndonjëherë as nuk mund të kuptohet.

Tregimet për dëmin e medikamentit rrallë mund të lexohet në publikime shkencore, e nga media sidomos ato elektronike po thuajse asnjëherë. Industria farmaceutike kontrollon çdo gjë.

Globalizimi e ka mbërthyer tërë botën dhe kjo formë e qasjes kolektive përcillet edhe në sistemin shëndetësor i cili sot e trajton njeriun si kolektivitet, e jo si individ ose si pjesë të familjes.

Pacientët të cilët janë më kërkues dhe insistojnë në më shumë informata për mjekim ose edhe për format tjera të qasjeve, si mjekimet alternative p.sh., trajtohen shumë shpesh, me shumë arrogancë, si “shumë të mençur” nga ana e mjekëve të vetë.

Një numër sa do i vogël i kolegëve, por në rritje, interesohen për parandalim të sëmundjeve dhe jo vetëm për mjekim, për ushqimin, suplementent (shtesa të ushqimit), qasjet tjera, duke ra kështu në konflikt të hapur me trendët aktuale, të imponuara nga asociacionet e mjekëve. Shpesh duke u kërcënuar se nuk trajtojnë sipas protokolleve të aprovuar nga shoqatat e mëdha mjekësore, e të cilat detyrimisht janë të sponsorizuara, e më këtë edhe të kontrolluara nga “Big Pharma”. Dhe për fat të keq, protokolleve i është dhënë mbulesa e autoriteteve shkencore duke i quajtur “mjekësi e bazuar në fakte”.

Studimi i “US Office of Technology Assessment” (agjencia për vlerësim teknologjik të SHBA) zbuloi se vetëm 15-20% e të gjitha procedurave të aplikuara në praktikën e përditshme janë treguar si efektive.

Shumë mjek sot janë punëtor të mëdhenj, vetëmohues, të përkushtuar dhe kujdesen me sinqeritet për shëndetin e pacientit të vet. Por kriza morale dhe fragjiliteti etik nëpër të cilin kalon sot mjekësia kosovare shpesh prodhon mjek të vetëkënaqur, arrogantë duke u prezantuar me “kompleksin e Zotit” e të cilët janë të adaptuar në mënyrë të përsosur me “mjekësinë moderne” të ditëve të sotme.

Por Ju lutem pa keqkuptime, mjekësia e sotme në njërën anë është mrekulli të cilën asesi nuk duhet humbur, por në anën tjetër, në shumë raste është ende primitive dhe shumë shpesh edhe johumane.

Arritjet e kirurgjisë në çdo lëmi, anestezioni, antibiotikët e përshkruar me korrektesë dhe maturi, kanë bërë atë që vetëm mrekullia hyjnore mund ta bënte. Suksese këto të cilat i referohen asaj që quhet mjekësi akute. Dështimet më të mëdha të mjekësisë së sotme janë ato të lidhura me të ashtuquajturat sëmundje kronike, me aplikim të listës së pafundme të medikamenteve për trajtim të këtyre sëmundjeve, duke e anashkaluar në tërësi parandalimin me ushqim dhe stilin e jetës së shëndetshme dhe vetëm për hir të interesit të industrisë farmaceutike.

Ne përshkruajmë antibiotik kundër infeksionit duke mos përdor kapacitetet tejet të fuqishme imunologjike të organizmit. Kirurgu realizon intervenime të mrekullueshme duke anashkaluar ushqimin dhe sistemin imunologjik si trajtim mbështetës i intervenimit. Ne trajtojmë pikën në tru dhe në zemër duke e anashkaluar efektin tejet negativ të ushqimeve industriale dhe efektit të helmeve ambientale, shumë shpesh duke refuzuar aplikimin e terapisë suplementare dhe ushqimin e shëndetshëm duke i quajtur si qasje “alternative” për të cilën dorën në zemër mjeku i sotëm është pak i hapur.

Gjatë përvojës time më shumë se tri decenie kam qenë dëshmitar i ndryshimeve dramatike në mjekësi, shpesh dhe jo për të mirë të pacientëve.

Futja e interesit material dhe e interesit të palës së tretë, në këtë rast i industrisë farmaceutike, në raportin mjek pacient, e ka zhvendosur kahun e duhur të një profesioni aq fisnik dhe human sa edhe të rëndë dhe sfidues, sa që shpesh duket se mjeku e ka humbur rrugën në oborr të vet. Vetiniciativa, kreativiteti dhe çiltërsia, për shkak të mungesës së sistemit të mirëfilltë të vlerave, i nënshtrohen të pavlerës, duke krijuar kështu profesionist interesxhi, shpirtngushtë e shpesh edhe matrapaz, të pafuqishëm për çfarëdo lloj ndryshimi, si produkt final dhe refleksion i shoqërisë në të cilën sot jetojmë.

Por shpresa nuk ka vdekur, mjeku është i punësuari i juaj, ju paguani për shërbimet e tij. Duhet të insistoni të jeni të dëgjuar dhe të trajtoheni me respekt dhe dinjitet. Ju nuk duhet të pranoni të nënçmoheni dhe të poshtëroheni.

Vetëm duhet ta ngrehni zërin!

Burimet:

Death by Medicine, G. Null, C Dean et al.

www.blackilstedneës.com

www.ncbi.nlmnih.gov/pmc/articles

www.thelancet.com

www.journals.plos.org

www.fda.gov/Safety/MedWatch

Autori është mësimdhënës i Neurologjisë, Psikiatrisë dhe Psikologjisë Medicinalenë Fakultetin e Mjekësisë, Prishtinë; Mësimdhënës në Qendrën Mendje-Trup, Washington DC