Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Afati i parë në USHT mbush 50% të vendeve, tjerët në afatin e dytë

Afati i parë në USHT mbush 50% të vendeve, tjerët në afatin e dytë

Studentët e rinj mbushin gjysmën e auditorëve në afatin e parë për regjistrim, nga data 3 deri më 6 shtator do të zhvillohet afati i dytë për regjistrimin e studentëve të mbetur në USHT.

USHT

Universiteti Shtetëror të Tetovës, nëpërmjet zyrës për informim,  njofton për ecurinë e deritashme të regjistrimit të studentëve të rinj, në kuadër të afatit të parë të regjistrimit, i cili u zhvillua prej datës 19 deri më 23 gusht, në Tetovë dhe në qytetet tjera ku USHT-ja,  ka fakultete dhe studime të disperzuara.

Komisioni qendror për regjistrimin, tashmë i ka publikuar rezultatet përfundimtare të studentëve që janë pranuar në kuadër të afatit të parë, dhe bazuar në rezultatet e lartpërmendura konstatojmë se procesi i regjistrimit në USHT u zhvillua sipas dinamikës së paraparë, thuhet ne komunikatën e lëshuar nga zyra për informim e USHT-së.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se, numri i përgjithshëm i studentëve të pranuar në fakultetet dhe programet studimore vetëm në afatin e parë është 2500 studentë, ose janë plotësuar rreth 50% e vendeve të parapara për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2013/2014.

Në të gjitha fakultetet dhe programet studimore të USHT-së në të cilat gjatë afatit të parë të regjistrimit nuk është plotësuar numri i nevojshëm i studentëve nga data 3 deri më 6 shtator do të  zhvillohet afati i dytë për regjistrimin e studentëve të rinj.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gjysmë milioni euro për "inventar të imët", ku shkojnë paratë e Fondit Pensional?

Categories

Archives