Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Adnan Januzaj, thuaji “Po” Shqipërisë


Adnan Januzaj, thuaji “Po” Shqipërisë


Pas lajmit të publikuar nga portali belg “voetbalnieuws.be” se talenti shqiptar iManchester United Adnan Januzaj ka refuzuar disa herë ftesat e kombëtares belge për shkak se do të luajë për Kombëtaren kuqezi kanë sjellë një atmosferë shumë të gëzueshme në opinion sportiv mbarë-shqiptar. Menjëherë pas dhënies së lajmit në mediat shiptare mijëra tifozë të çdolloj grupmoshe kanë pushtuar faqet në Facebook dhe Twitter me ftesën publike drejtuar 18-vjeçarit: Adnan Januzaj, thuaji Po Shqipërisë.

adnan jonuzaj

Ftesat kanë ardhur nga çdo cep i botës ku ndodhen shqiptarë, të cilët teJanuzaj shohin të ardhmen e Kombëtares tonë.

Ditë më parë ftesë publike në drejtim të tij bënë edhe trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana.

Adnan Januzaj po tërheq vëmëndjen e gjithë opinionit sportiv në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm dhe nuk kanë munguar as krahasimet me futbollistë legjendarë të Manchester United.

Kësaj fushate i bashkohet edhe Portali Albeu, duke shpresuar se djaloshi do të veprojë ashtu siç duhet. /albeu/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Integrimi, Tirana pret mbështetjen greko-italiane

Categories

Archives