Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ademi alejhi selam u krijua i ditur



Ademi alejhi selam u krijua i ditur

Ademi a.s u krijua i ditur
Që nga dita e parë që iu dha shpirti, Ademi a.s ishte i ditur. Jo ashtu siç na thuhet sot se njeriu i parë ishte i paditur pastaj filloi të mësojë nga përvoja. Ai mësoi si të ndezë zjarrin, mësoi të folurën etj… Allahu e krijoi njeriun të ditur dhe jo injorant. Madje, ai ishte më i ditur se vetë melekët, gjë e cila përmendet në shumë ajete dhe hadithe.
Që nga dita e parë, Zoti ia mësoi Ademit a.s emrat e çdo sendi. Kjo është kafshë, ky është zog, ky është det, ky është mal etj… Këtë e përmend vetë Abdullah ibnu Abasi. Ademi a.s mësoi gjithçka që ekzistonte në qiell dhe tokë.
Veç kësaj, Zoti i mësoi të gjithë zanatet e nevojshme, ai dinte të ndezë dhe përfitojë prej zjarrit, punonte hekurin dhe drurin.
“Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje, pastaj ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është e vërtetë!” (Bekare, 31)
Kur Zoti e kishte deklaruar se do të krijojë një krijesë tjetër në tokë, melekët kishin thënë:”Le të krijojë Zoti ynë ç’të dojë, pasi çfarëdo që të krijojë, nuk do të jetë më e nderuar dhe më e ditur se ne.”
Zoti u tregoi se Ademi a.s ishte më i nderuar se melekët, pasi i urdhëroi këta të fundit t’i përulen në formë nderi. Përulja në formë nderimi, lejohej më parë, por tani është e ndaluar.
Veç kësaj, u tregoi se Ademi a.s ishte edhe më i ditur, pasi dinte emrat e gjithçkaje, cilësi të cilën nuk e kishin melekët.
“O Adem, – tha Ai – ua trego atyre emrat e gjërave!” (Bekare, 33) Menjëherë Ademi a.s filloi të rendisë emrat e gjithçkaje.
“Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha:“A nuk ju kam thënë se vetëm
Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di çfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!” (Bekare, 33)
Ajo që melekët mbajtën të fshehtë është thënia e tyre:”Le të krijojë Zoti ynë ç’të dojë, pasi çfarëdo që të krijojë, nuk do të jetë më e nderuar dhe më e ditur se ne.”
Siç e shihni, sa më shumë të zhytemi në detajet e historive, aq më shumë lehtësohet të kuptuarit e Kuranitfamëlartë. Duke shtjelluar shkaqet e shpalljes së ajeteve, na kthjellohen shumë gjëra që i kishim të mjegullta më parë.