Tuesday, 16/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Achillea millefolium (bar pezmi)

Achillea millefolium (bar pezmi)

 

Achillea millefolium (bar pezmi)

Droga nxirret nga pjesa mbitokësore e tharë e bar pezmit (emra të tjerë janë: njëmijëgjethësi, barnozella, bishtmithi) , i cili është bimë e zakonshme në livadhe dhe zona malore. Lulëzon maj-korrik.

Droga përdoret si spazmolitik, veçanërisht për mitrën, ngërçet (dhembjet, spazmat) e stomakut (me origjinë nervore) të grave, në mjekimin e majasëllit, si rregullues dhe lehtësues i menstruacioneve, kundra heqjes së barkut, si antiinflamator në acarimet e fytit, gojës, në djegje etj; në ndërprerjen e rrjedhjes së gjakut, si psh., në menstruacione të mëdha, në hemorragjinë e mushkërive, të veshkave, si dhe për mjekimin e anemive sekondare të ndryshme; kundër kollës. Përdorimi për një kohë të gjatë i drogës jep pështjellim, turbullim dhe dhembje koke.

Categories

Archives