Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Abortimi i fetusit te deformuar


Abortimi i fetusit te deformuar


baby fetus
Akademia e Fikhut Islam me qendër në Mekë

Lavdia i takon Allahut, të vetëm e të pashoq, paqja dhe bekimet qofshin për Profetin tonë Muhamed, pas të cilit nuk ka profet tjetër.

Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam, nën Ligën e Botës Islame në sesionin e saj të dymbëdhjetë të zhvilluar në Mekën e Nderuar, në periudhën ndërmjet 15-22 Rexheb 1410 h. /10-17 Shkurt 1990 shqyrtoi temën e paraqitur më sipër dhe pas diskutimeve rreth kësaj çështje, nga anëtarët e Asamblesë dhe nga mjekët specialistë që prezantuan për këtë çështje, vendosi me shumicë vendosi si më poshtë:

-Nëse barra ka mbushur njëqind e njëzet ditë, nuk lejohet aborti, edhe nëse analizat mjekësore provojnë se, fëmija do të lind me deformime trupore, por vetëm nëse provohet me një raport të hartuar nga një komision mjekësor, i përbërë nga mjekë specialistë të besuar, se vazhdimi i shtatzënisë përbën rrezik real për jetën e nënës, në këtë rast lejohet abortimi i tij, sido që të jetë fëmija me deformime ose jo, duke shmangur kështu të keqen më të madhe.

– Para se barra të mbushë njëqind e njëzet ditë, nëse provohet dhe vërtetohet nga analizat mjekësore specifike dhe mjetet laboratorike nga një komision i specializuar mjekësh të besueshëm se, fëmija është i deformuar në mënyrë të atillë saqë është e pamundur të shërohet dhe nëse ai do të lind i tillë, jeta e tij më pas do të jetë e keqe, e dhimbshme për të dhe familjen e tij, në këtë rast lejohet abortimi i tij me kërkesë të prindërve.

Asambleja duke marrë një vendim të tillë i këshillon mjekët dhe prindërit të kenë frikë Allahun dhe të sigurohen mirë për këtë çështje.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shkenca vërteton – Hixhabi është mbrojtje kundër kancerit të lëkurës

Në dorën e Allahut është suksesi.

Categories

Archives