Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Abetarja Kur’anore



Abetarja Kur’anore

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Parathënie

Lavdërimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm për Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu prej të këqijave të shpirtrave tanë dhe të veprave tona! Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë në humbje nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmojmë se nuk ka Zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedit Alejhi Selam është rob dhe i dërguar i Tij.

Falë Zotit të Madhërishëm, u kompletua ky libër, i cili është një përpjekje modeste për ta ndihmuar çdo musliman të mësojë ta lexojë Kur’anin fisnik.

Libra të tillë ka shumë, mirëpo, megjithatë ne e pamë se është e nevojshme të botohet ky libër për arsyet e mëposhtme:
1. Shkronjat arabe që janë përdorur në disa nga këta libra ndryshojnë nga ato që gjenden në Mus’haf, gjë që ua vështirëson nxënësve kalimin prej atij libri në Kur’an. Ne kemi përdorur shkrimin që përdoret në Mus’hafin e botuar në Medine, i cili ka përparësi të shumta dhe është më i përhapuri në botë.
2. Shumë prej atyre librave janë të mangët.
3. Metoda e mësimit në disa nga këta libra është e vështirë.
4. Këtë libër e kemi pasuruar me shembuj të mjaftueshëm nga Kur’ani fisnik dhe me një shtojcë për ushtrimin e shkrimit, e cila ka rëndësi të veçantë, pasi që ndihmon nxënësin në ngulitjen në kokë të asaj që e mëson.
5. Ky libër është i përshtatshëm për të gjithë, pa marrë parasysh moshën apo gjininë.

Duam t’jua kujtojmë se askush nuk mund të lexojë Kur’an tamam ashtu si duhet nëse nuk mëson me ndonjë libër të tillë te ndokush që di të lexojë mirë Kur’an, sepse disa nga shkronjat arabe nuk ekzistojnë në gjuhën tonë shqipe.
Gjithashtu, dëshirojmë t’jua bëjmë me dije se mësimi i leximit të Kur’anit me përpikëri është detyrë për çdo musliman dhe po ashtu për prindërit që t’ua mësojnë fëmijëve të tyre.

Për fund, lusim Allahun e Madhëruar t’i shpërblejë me Xhennetin Firdeus të gjithë ata që kontribuuan në përpilimin dhe botimin e këtij libri dhe ata që do të punojnë me të.

Shpresoj të mos na harroni neve dhe prindërit tanë nga lutja juaj e mirë.
Lutja jonë e fundit është: I gjithë falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Allahu e thotë të vërtetën dhe vetëm Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
Lëvdatat, bekimet dhe paqja e Allahut qofshin me Muhammedin Alejhi Selam, familjen, shokët dhe pasuesit e tij.

Autorët





Për ta shkarkuar klikoni këtu: Abetarja Kur`anore

 

Texhvidi në Rrathë

 

 

Për ta shkarkuar klikoni këtu: Texhvidi në Rrathë