Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Abdullah Klinaku takon banorët e fshatit Pestovë


Abdullah Klinaku takon banorët e fshatit Pestovë


Kandidati për Kryetar të Vushtrrisë nga radhët e PD-së Abdullah Klinaku i shoqëruar nga disa kandidatë për asamblenë komunale sot takoi qytetarët e fshatit Pestovë dhe fshatit Karaçë. Në këtë takim u diskutuan problemet dhe telashet me të cilat po ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave.

pd klinaku

Qytetarët ngrehen shqetësimin për mungesë të ujit, infrastrukturë të papërshtatshme, nivel të lartë të papunësisë dhe neglizhim në kërkesat e tyre nga pushteti lokal.

Abdullah Klinaku para qytetarëve të këtyre fshatrave shpalosi programin e Partisë dhe sigurojë qytetarët se qeverisja me PD-në do të jetë një qeverisje e drejtë, e ndershme, profesionale dhe e ndërgjegjshme karshi interesave të qytetarëve.

 

Ai premtoi se delegatët e PD-së dhe ata që marrin përgjegjësi për të qeverisur, do të jenë në dispozicionin e tyre dhe do të realizojnë me përpikëri detyrimet dhe përgjegjësit të cilat i kanë ndaj tyre.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Categories

Archives