Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Abdullah Gul: Haxhi një mundësi për të korigjuar veten


Abdullah Gul: Haxhi një mundësi për të korigjuar veten


Presidenti turk Abdullah Gul i cili ka qenë në Mekke për të kryer haxhin, ka shprehur kënaqësinë e tij në kryerjen e këtij rituali në vendin e shenjtë duke dërguar mesazhe paqe përveç atyre festive nga atje.

abdullah gyl

“Haxhi është një përvojë shumë e mirë. Është një mundësi për të korigjuar dhe analizuar veten tonë,” tha Gul që është i vetmi president turk që e kryen haxhin gjatë detyrës së tij si president i vendit.

Duke folur pas shkëmbimit të përshëndetjeve të Bajramit me haxhilerët turk në Meke ai tha se besonte se të gjithë që kthehen në vendet e tyre do të veprojnë në mënyrat më të mira të mundshme së pari si individë e pastaj si pjesë e shoqërisë.”

“Haxhi është vendi i dëshirave më të mira,” tha ai. “Jam i sigurt që të gjithë u luten dhe dëshiruan gjërat më të bukura.”

Kur u pyet në lidhje me lutjet e tija kur e pa Qaben, Gul kërkoi për mos ndërhyrje në gjërat private. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pas 20-vitesh - Si do të jesh ti vetë pas 20 vitesh?

Categories

Archives