Saturday, 17/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A thua më do Allahu?



A thua më do Allahu?

Thotë shejh Alij et Tantavij, Allahu e mëshiroftë!: “Më ka mahnitur kjo pyetje! Mendova dhe e pashë se dashuria e Allahut për robin ndodhë për disa shkaqe dhe cilësi të cilat i ka përmendur në librin e Tij fisnik…Me vete i kujtova ato, ashtu që ta paraqes vetën time tek ato, a thua vallë do të gjej përgjigjen e duhur…Pashë se Allahu i do të “DEVOTSHMIT”, por nuk gjeta guxim ta llogaris vetën time prej tyre…! Pashë se Allahu i do “DURIMTARËT”, kujtova durimin tim të mangët…!Pashë se Allahu i do “MUXHAHIDËT” (ata që përpjeken për punë të mira), kujtova përtacin dhe mos angazhimin tim…! Atëherë u ndala së hulumtuari; nga frika se ndoshta s’po gjej asgjë në vetën time për të cilën më do Allahu! Shpalosa punët e mija, pashë se shumica e tyre janë të përziera me mangësi, neglizhim dhe mëkate, por papritmas mu kujtua fjala e Allahut të lartësuar: “Vërtet Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen”. Tani kuptova sikur ky ajet të ketë zbrit për mua dhe të ngjashmin me mua, dhe menjëherë fillova të them: Estagfirullahe ve etubu ilejhi! Kërkoj falje nga Allahu, dhe tek Ai kthehem i penduar!

Hoxhë Bali Sadiku