Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A shihet nata e Kadrit me sy?


A shihet nata e Kadrit me sy?


 

A shihet nata e Kadrit me sy?

Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

Pyetje:

A shihet nata e Kadrit me sy, thjesht me sytë e njeriut, ngase disa njerëz thonë: Nëse njeriu mund ta shohi natën e Kadrit, atëherë do të sheh dritë në qiell apo diç të ngjashme, dhe si e ka pa i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe sahabët radijAllahu anhum? Dhe si e di njeriu që e ka pa natën e Kadrit? A arrin shpërblim njeriu edhe nëse nuk ka mundësi me pa natën e Kadrit? Shpresojmë të na përgjigjeni me argument?

Përgjigjja:

Ka mundësi që dikujt t’i mundësohet pamja e natës së Kadrit, posaçërisht atij që Allahu ia bën të mundshme dhe kjo përmes pamjes së shenjave të kësaj nate.

Sahabët radijAllah anhum për pamjen e kësaj nate argumentonin me disa shenja. Mirëpo, mos pamja e saj nuk e pengon arritjen e vlerës së saj, për atë njeri që falet dhe bën ibadet me bindje dhe llogari në shpërblim.

Muslimani duhet të bëj përpjekje në kërkimin e kësaj në dhjetë netët e fundit të ramazanit, ashtu siç ka urdhëruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem me qëllim për të kërkuar shpërblimin, e nëse e qëllon këtë natë me namaz dhe ibadet me bindje llogari në shpërblim, atëherë do të ketë shpërblim edhe nëse nuk e di konkretisht atë natë.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush falet dhe bën ibadet në natën e Kadrit me bindje dhe llogari në shpërblim, do t’i falën mëkatet e kaluara”, e në një transmetim tjetër thuhet: “Kush falët këtë natë dhe bën ibadet duke e kërkuar atë (natën e Kadrit) i falën mëkatet e kaluara dhe të mëvonshmet”

Veç së është vërtetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në transmetime çfarë tregojnë shenjat e saj, prej tyre: lindja e diellit në mëngjesin e saj është pa rreze.

Ubej ibën Ka’b radijAllahu anhu betohej në Allahun së nata e Kadrit është nata e njëzetë e shtatë dhe këtë e argumentonte me këtë shenjë.

Mendimi me i saktë është së nata e Kadrit lëviz në dhjetë netët e fundit, kurse në netët tek ka mundësi të jetë, e nata e njëzetë e shtatë është me së e mundshme të jetë në të nata e Kadrit.

Kush bën përpjekje në adhurim në dhjetë netët e fundit, me namaz, lexim të Kur ’an-it, lutje e gjëra të tjera nga punët e mira do ta arrije natën e Kadrit pa dyshim dhe do të arrije sukses në atë që e ka premtuar Allahu për atë që bën namaz dhe ibadet me bindje dhe llogari në shpërblim.

Allahut i takon suksesi, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin salAllahu alejhi ue selem, familjen dhe shokët e tij!

Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

Përktheu: Besim Gjelaj

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Dobite e ngritjes ne syfyr

Categories

Archives