Thursday, 18/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A rrezikohet shëndeti juaj nga valët Wi-Fi?

A rrezikohet shëndeti juaj nga valët Wi-Fi?

12181051-downtown-janesville-wifi-zone

Jetojmë në një epokë pa tela dhe prezenca e valëve Wi-Fi në jetën tonë të përditshme është më se e dukshme. Megjithatë, ekziston rreziku i kësaj teknologjie radiofonike ndërsa ne nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet.

 

A rrezikohet shëndeti juaj nga valët Wi-Fi?

Shqetësimet shëndetësore

 

Disa individë tregojnë se janë duke hasur në probleme shëndetësore si pasojë e prezencës së valëve radiofonike. Askush nuk i ndal valët e tilla, edhe në qoftë se nuk i përdorim, andaj edhe jemi të rrethuar nga një valë masive e Frekuencave Elekto Magnetike apo FEM dhe jemi të tejekspozuar ndaj tyre.

 

Ndjeshmëria ndaj fushës elektromagnetike është e lidhur me një varg të tërë të simptomeve,përfshirë kokëdhembjen, pagjumësinë, koncentrimin e dobët, lodhje, marramendje dhe rrahje aritmike të zemrës. Edhe pse studimet ende nuk kanë vërtetuar këtë gjë, është e rëndësishme të merrni masa paraprake.

 

Masat paraprake

 

Këto masa nënkuptojnë të përdorni kufje kur flisni në celular, të mbani celularin sa ma larg trupit, kufizoni ruterin në pjesët e shtëpisë ku kaloni pjesën më të madhe të kohës dhe vendosni pajisjet elektronike sa më larg shtratit.

 

Faktet

 

Një studim i fundit danez ka treguar lidhshmëri mes valëve radiofonike dhe shëndetit, studentët kanë marrë 400 fara lakërishteje dhe i kanë ndarë në dy dhoma. Të dy grupeve u është dhënë përkujdesi i njejtë, mirëpo njëri grup është vendosur në mes të dy ruterëve Wi-Fi. Pas 12 ditëve, farat që kanë qenë në dhomën me sinjal radiofonik kanë dështuar të dalin dhe të rriten përderisa grupi tjetër është zhvilluar normalisht.

 

Studjuesit dhe shkencëtarët planifikojnë të përsërisin këtë studim dhe të hetojnë efektin e FEM ndaj aktivitetit normal qelizor.

 

Në ndërkohë, është mirë që të bëheni më e vetëdijshme për rreziqet që vijnë me teknologjinë rreth nesh. Përfshihuni në debate dhe flisni për rreziqet e këtyre fushave masive të energjisë. Fikeni ruterin kur nuk përdorni internet, do e falënderoni veten më vonë për këtë gjë të vogël.

Categories

Archives