Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A nuk po mendoni …


A nuk po mendoni …


“Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk po mendoni?” (Dharijat, 20-21)

natyre e bukur

Në Kuranin famëmadh ka shumë ajete që tregojnë se Islami është e vetmja fe e vërtetë, fe e cila ngërthen të dhëna të shumta shkencore. Shkenca bashkëkohore është fushë e veçantë për shpjegimin e tyre. Nga ajete e përmendura më sipër, Allahu i Madhëruar tërheq vëmendjen e njeriut që t’i vështojë, të mendojë dhe t’i studiojë argumentet e shumta që ndodhen në tokë, por edhe më tepër, tek vetë njeriu.

Sot njihen shkencërisht mbi 1.5 milion lloje shtazësh dhe mbi 500 mijë lloje bimësh të shpërndara në sipërfaqen e tokës. Ndaj Kurani nxit vazhdimisht njeriun që të shfrytëzojë begatinë e mendjes, pasi sipas të dhënave shkencore bashkëkohore, njeriu e shfrytëzon vetëm 10 % energjinë e trurit. Për ta shfrytëzuar pjesën tjetër të energjisë intelektuale, njeriu duhet të mobilizojë edhe pjesën tjetër të trurit të quajtur nënvetëdije. Kjo është një “bankë” e vërtetë që në kasafortën e vet ruan 90 % të energjisë dhe të talentit njerëzor. Kjo energji madhështore e sistemit nervor qëndror mund të krahasohet me një ajsberg që noton mbi ujë. Apo, siç bën krahasimin një shkencëtar, nënvetëdija i përngjan një beduini që ecën në shkretëtirë. Ai duket i varfër nga jashtë, por nën të ndodhet pasuria e papërshkruar, ari i zi apo nafta.

Profesori i mirënjohur, Line thotë: “Zoti është pa fillim e pa mbarim. Ai i sheh të gjitha gjërat dhe mbi të gjitha është i Gjithëfuqishëm. Mua më paraqitet me veprat e Tij fenomenale, të cilat më mahnisin, më habisin dhe më bëjnë të klith: Ç’është kjo fuqi e madhe, çfarë mençurie dhe diturie, çfarë krijimi i përsosur, të cilin Zoti e tregon në veprat e Tij në mënyrë të përpiktë, në barazpeshë të plotë, në harmoni të përsosur deri në detaje të imta! Vërtet, shfrytëzimi i kozmosit nga njeriu tregon mënyrët e pafund të Zotit, që çdo gjë ia ka dhënë në dorë njeriut. Gjithashtu, edhe bukuria e harmonia e papërshkruar e kozmosit dëshmojnë për mençurinë e pafund të Krijuesit, ndërsa mbajtja dhe ruajtja e kozmosit nga shkatërrimi, vërtetojnë madhërinë dhe fuqinë e Tij.”
Pra, siç lajmëron Kuranit në ajetin vijues: “Po edhe në veten tuaj (ka argument). A nuk po e shihni?” (Dharijat, 21)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Atomi në këndvështrim Islam

zemra

 

Në këtë ajet të shkurtër të Kuranit të lavdishëm por shumë të madh për nga kuptimi, Allahu i Madhëruar tërheq vëmendjen njeriut për të vështruar, hulumtuar dhe analizuar argumentet e Krijuesit. Pra, së pari, Kurani na nxit të shikojmë argumentet në tokë. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë, na drejtohet e na këshillon që të vështrojmë vetveten.

Më poshtë po përshkruajmë disa të dhëna nga mjeksia për njeriun:

Zemra jonë është pompa më precize në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojnë 480 milion litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me automatizëm special peshon mesatarisht 230 gram te femrat dhe 280 gram te meshkujt.

Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve kozmike.

Kjo mrekulli e Krijuesit mund të shpjegohet në mënyrë më spektakulare: për 11 sekonda, 25 miliardë kamion transportues të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.

Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me rezistencë më të madhe jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtërihet çdo dy muaj; konkretisht 200 miliardë ruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë. Për këtë Allahu i Madhëruar na drejtohet në çdo kohë dhe në çdo moment me pyetje: “A nuk po e shihni?”

Shkëputur nga libri me titull “Kurani dhe shkenca bashkëkohore”

Ali Iljazi

 

Tags:

Categories

Archives