Monday, 24/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?



“A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?

“A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?”. (El Gashjje. 17)

Deveja është kafsha më e rëndësishme për beduinët. Nga ajo marrin qumështin dhe mishin. Ajo është burimi i tyre kryesor për jetë. Deveja ka edhe disa specifika që nuk i kanë kafshët e tjera. Ajo është e fuqishme, e përulur dhe e dëgjueshme. Mbajtja e saj kushton pak. Nga të gjitha kafshët, ajo e përballon më së lehti etjen, urinë, ngarkesën që mbart mbi vete dhe kushtet e vështira klimatike të shkretëtirës.

Me rastin e stuhive në shkretëtirë, kur ngritet një masë e madhe pluhuri, devetë kanë një sistem te veçantë mbrojtës të shqisave të tyre. Sytë e tyre kanë kapakë të dyfishtë, kurse vrimat e hundës kanë një cipë mbrojtëse. Shpejtësia me të cilën ecën deveja arabe është mjaft e madhe. Ajo mund të vrapojë me shpejtësi 13-16 km/h.





Devetë mund të jetojnë duke u ushqyer me ato bimë të cilat do t’i refuzonte çdo kafshë tjetër, psh. bar i thatë, ferra, shkurre etj. Kur ushqehen mirë, devetë akumulojnë dhjamë dhe e shtresojnë në xhungën e tyre. Kjo ua bën të mundur t’i bëjnë ballë etjes për një kohë të gjatë. Me anë të oksidimit të dhjamit, ato e kompensojnë edhe mungesën e ujit. Devetë mund të qëndrojnë kështu deri në 17 ditë pa ujë. Ato dehidrojnë ngadalë dhe mund të humbin deri në 25% të peshës së tyre për shkak të dehidrimit, pa pasur pasoja për shëndetin. Ato mund të rikthejnë gjendjen e mëparshme vetëm për disa minuta, duke pirë deri në 100 litra ujë përnjëherë.